Korçarët vigjilentë për datat e skadencës, kritikojnë institucionet për neglizhencë
Pak ditë pas alarmit të dhënë nga AKU se salçiçet ‘Wudy’ përmbajnë një bakter të rrezikshëm për shëndetin e qytetarëve, Euronews Albania pyeti konsumatorët në Korçë sesa vigjilentë janë ata kundrejt datave të skadencës së ushqimeve që konsumojnë.
Shumica e qytetarëve pranojnë që janë ndërgjegjësuar sa i përket kontrollit të datës së skadencës.
“Po t’i kem syzet me vete i shoh, në të shumtën e rasteve i shoh, ka e raste që harroj, po zakonisht i shoh. Ka pasur raste që kam gjetur ushqime të skaduara, orizi, biskotat. I lëmë dhe marrim të tjera,’ – u shpreh një zotëri
“Patjetër i shoh, nuk hamë gjëra koti. Po nuk e kontrollova skam si e ha. Çfarëdo lloj gjeje te marr shoh skadencën, ajo duhet në radhë të parë,’ – tha një qytetar tjetër.
Ka edhe nga ata qytetarë që janë më kritik ndaj institucioneve. Mungesa e besimit i shtyn ata të kalojnë kufirin për t’u furnizuar me ushqime.
“Me thënë të drejtën nuk para blej këtu, iki në Kostur se kam besim me tepër aty sesa këtu. Këtu nuk kam besim se ua fshijnë dhe ndërrojnë datat e skadencës dhe cilësia janë me te mira ato andej,” – u shpreh një zonjë.
Euronews Albania është interesuar pranë drejtuesve të drejtorisë rajonale të AKU-së në juglindje për t’i pyetur se a ka pasur raste të identifikuara me ushqime të skuadra dhe cilat janë masat që merren me pas por drejtori i kësaj drejtorie Kujtim Agolli nuk ka pranuar të prononcohet.
Sipas burimeve të Euronews Albania janë me tepër se 15 raste ku qytetarët kanë gjetur ushqime të skaduara në markete apo supermarkete.
LEXONI GJITHASHTU:
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni