Korçë/E rrahën mbi 10 veta, 14 vjeçari transportohet në Tiranë

9 Tetor 2023 | 08:36

14 vjeçari që u rrah barbarisht mbrëmjen e djeshme pranë kinemasë u transportua në Tiranën tek trauma në gjendje të rëndë. Mjektë kanë vlerësuar se i riu kishte rrezik për jetën dhe për këtë arsye e transportuan në kryeqytet.

Ndërkohë policia përveç të shoqëruarve në polici nuk ka asnjë të ndaluar mbi ngjarjen. Nga të dhënat mësohet se kemi të bëjmë me një sherr bashkëmoshatarësh të cilët fillimisht janë grindur në rrjete sociale dhe pas janë përplasur në rrugë. Duket se 14 vjeçari që ka mbetur pre e sulmit ka qenë i vetëm dhe ndaj tij janë përdorur mjete të forta për ta rrahur.

Policia vijon hetimet mbi ngjarjen dhe zbardhje e të gjjthë skemës se si ata janë grindur dhe kush ka qenë i përfshirë në ngjarje.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ra në kontakt me rrymën, elektriçisti humb jetën gjatë riparimit të defektit në Pogradec (EMRI)

Një elektriçist ka humbur jetën këtë të dielë në fshatin Gështenjas të Pogradecit, teksa ishte duke punuar për riparimin e një defekti në rrjetin elektrik....
11:01 | 26/07/2026

Aksidentohet furgoni me punëtorë që po shkonin në bregdet, 1 i vdekur dhe 4 të plagosur në Fushë Dukat (VIDEO)

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në aksin Vlorë–Llogara, pranë fshatit Fushë Dukat, ku një person ka humbur jetën...
08:23 | 26/07/2026

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
21:01 | 25/07/2026