Koreja e Jugut, Japonia dhe Kina: Dakord për të rifilluar takimet e nivelit të lartë

26 Nëntor 2023 | 22:05

Në takimin e parë pas rreth katër vjet, kryediplomatët e Koresë së Jugut, Japonisë dhe Kina ranë dakord të dielën për të ringjallur bashkëpunimin mes vendeve fqinjëve aziatikë dhe për të rifilluar takimet trepalëshe mes udhëheqësve të tyre. Megjithatë nuk u përcaktua një afat specifik mbi këtë çështje.

Tre vendet, të lidhura ngushtë ekonomikisht dhe kulturalisht me njëri-tjetrin, së bashku përbëjnë rreth 25% të Prodhimit të Brendshëm Bruto global. Por përpjekjet për të nxitur bashkëpunimin shpesh kanë hasur në pengesa për shkak të një sërë çështjesh, përfshirë mosmarrëveshjet historike që rrjedhin nga agresioni i Japonisë gjatë kohës së luftës dhe konkurrenca strategjike mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara.

“Ne, tre ministrat ramë dakord të rivendosim dhe normalizojmë bashkëpunimin mes tre vendeve brenda një periudhe të shpejtë”, u tha gazetarëve Ministri i Jashtëm i Koresë së Jugut pas takimit të tij me homogun japonez Yoko Kamikawa dhe ministren e Jashtme kineze Wang Yi. Takimi u mbajt në Busan të Koresë së Jugut.

Zoti Park tha se tre ministrat konfirmuan një marrëveshje të mëparshme nga zyrtarë të nivelit më të ulët për të rifilluar takimin “sa më shpejt të jetë e mundur e në kohë përshtatshme për të tre vendet”. Po kështu u ra dakord për përshpejtimin e përgatitjeve për takimin e nivelit të lartë.

Sipas Associated Press, të tre ministrat ranë dakord gjithashtu të nxisin projekte të ndryshme bashkëpunimi në fusha të tilla si tregtia, teknologjia, shëndeti publik, zhvillimi i qëndrueshëm dhe siguria, sipas deklaratave të shpërndara nga autoritetet e Koresë së Jugut dhe Japonisë.

Sipas vëzhguesve mungesa e një marrëveshjeje për kohën e takimit të niveli të lartë trepalësh, duket se sugjeron se ai nuk pritet të ndodhë këtë vit siç kishte shpresuar Koreja e Jugut, kryesuesja e takimit të ardhshëm. Megjithatë, zoti Kamikawa tha se riaktivizimi i diplomacisë trepalëshe “është një hap i rëndësishëm drejt organizimit të një takimi të ardhshëm Japoni-Kinë-Kore e Jugut”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit

Një total prej 17 anijesh tregtare kaluan tranzit në Ngushticën e Hormuzit të martën, me vetëm 10 prej tyre që niseshin nga Gjiri Persik, sipas...
09:09 | 15/07/2026

Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer

Piloti heroik që arriti të ulte në mënyrë të sigurt një Airbus me të paktën 150 pasagjerë në bord, i cili kishte humbur të dy...
09:01 | 15/07/2026

Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje

Presidenti amerikan, Donald Trump shtoi presionin ndaj Iranit për të arritur një marrëveshje me SHBA-në, duke thënë se vendi nuk do të “mbetet pa askënd”...
08:53 | 15/07/2026