Koreja e Jugut ndalon 2 anije dhe sanksionon 2 individë për lidhje me Phenianin
Koreja e Jugut ka ndaluar dy anije të dyshuara për përfshirje në bashkëpunimin ushtarak midis Koresë së Veriut dhe Rusisë.
Sipas mediave të huaja, Ministria e Jashtme e vendit tha se dy organizata ruse dhe dy individë të përfshirë në financimin e zhvillimit bërthamor dhe raketor të Phenianit janë goditur gjithashtu me sanksione.
Dy anijet e sanksionuara “bartnin sasi të mëdha kontejnerësh dhe transportonin furnizime ushtarake midis Rusisë dhe Koresë së Veriut”, tha ministria.
“Bashkëpunimi ushtarak, duke përfshirë tregtinë e armëve Rusi-Kore e Veriut, është një shkelje e qartë e rezolutave të Këshillit të Sigurimit dhe një akt që kërcënon seriozisht paqen dhe stabilitetin jo vetëm në Gadishullin Korean, por në mbarë botën”, thuhej më tej.
Qeveria e Koresë së Jugut i ka kërkuar Moskës të ndalojë “bashkëpunimin e paligjshëm” me Phenianin dhe është zotuar të ndërmarrë veprime të mëtejshme nëse është e nevojshme.
Si Rusia, ashtu edhe Koreja e Veriut kanë mohuar ekzistencën e një marrëveshjeje armësh midis vendeve.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë