Koreja e Jugut ndalon hitin në TikTok që i thurte lavde Kim Jong Un
Koreja e Jugut ka thënë se do të ndalojë një melodi propagandistike virale të Koresë së Veriut që lartëson diktatorin e Phenianit Kim Jong Un si një “baba miqësor” dhe “udhëheqës i madh”.
Rregullatori i medias në Seul tha se videoklipi, i cili është bërë hit në TikTok që nga publikimi i tij në prill, është një shkelje e Aktit të Sigurisë Kombëtare të vendit, shkruan BBC.
“Kënga idealizon Kim Jong Un dhe e lavdëron atë”, tha në një deklaratë të hënën Komisioni i Standardeve të Komunikimit të Koresë së Seulit.
Akti i Sigurisë bllokon aksesin në faqet e internetit dhe mediat e qeverisë së Veriut dhe penalizon sjelljet dhe fjalimet në favor të regjimit.
Njëzet e nëntë versione të videos muzikore Friendly Father do të bllokohen, tha komisioni, por nuk dha detaje se si do të bëhej kjo. Vendimi u nxit nga një kërkesë nga Shërbimi Informativ Kombëtar i Koresë së Jugut, shtoi ai.
“Videoja është një përmbajtje tipike e lidhur me luftën psikologjike kundër Koresë së Jugut, pasi ajo u postua në një kanal që funksionon për t’u lidhur me botën e jashtme dhe është fokusuar kryesisht në idealizimin dhe lavdërimin e njëanshëm të Kim Jong Un”, tha rregullatori.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë