Koreja e Jugut rrit mbështetje për industrinë e çipave me 23 miliardë dollarë
Koreja e Jugut ka njoftuar një rritje të paketës së mbështetjes për industrinë e gjysmëpërçuesve, duke arritur në 33 trilionë won (23.25 miliardë dollarë), një rritje e konsiderueshme nga 26 trilionë dollarë që u shpall vitin e kaluar. Ky hap vjen si përgjigje ndaj pasigurisë në rritje të politikave të administratës aktuale të SHBA dhe konkurencës gjithnjë e më të fortë nga rivalët kinezë, sipas një deklarate të qeverisë.
Përveç kësaj, Seuli ka vendosur të rrisë një program ndihme financiare për industrinë e çipave në 20 trilionë won, krahasuar me 17 trilionët e mëparshëm, për të mbështetur kompanitë që po përballen me rritjen e kostove dhe konkurrencën globale. Ky program ka për qëllim ndihmën për prodhuesit e çipave të cilët janë vendimtarë për ekonominë e vendit.
Industria e çipave e Koresë së Jugut është udhëheqësja botërore, me prodhuesit kryesorë si Samsung Electronics dhe SK Hynix, megjithatë, ata janë përballur me sfida nga konkurentët në fusha si dizajni i çipave dhe prodhimi i çipave me kontratë.
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar se do të shpallë tarifa për gjysmëpërçuesit e importuar nga vendet e tjera, përfshirë Koreën e Jugut, gjatë javës së ardhshme, duke shtuar se mund të ketë fleksibilitet për disa kompani në sektor.
Ministri i Financave i Koresë së Jugut, Choi Sang-mok, njoftoi se qeveria do të bashkëpunojë ngushtë me SHBA-në për të menaxhuar hetimet e Seksionit 232 lidhur me importet e gjysmëpërçuesve dhe biofarmaceutikëve, për të minimizuar ndikimin negativ në kompanitë e vendit.
Koreja e Jugut ka shpallur gjithashtu masa mbështetëse për sektorin e saj të automjeteve, pas tarifave të SHBA që kanë ndikuar negativisht në eksportet e automjeteve koreane. Masat përfshijnë mbështetje financiare për industrinë, shkurtime taksash dhe subvencione për të rritur kërkesën e brendshme, ndërsa qeveria ka premtuar përpjekje për të negociuar me SHBA për të zbutur ndikimin e tarifave dhe për të zgjeruar tregjet e eksportit.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA vendos kufizime të reja vizash ndaj autorëve të krimeve kibernetike
Belgjika përjeton një nga ditët më vdekjeprurëse për shkak të valës së të nxehtit
Mbi 80 mijë persona nënshkruajnë një peticion që kërkon përsëritjen e finales së Kupës së Botës
- 17:09 SHBA vendos kufizime të reja vizash ndaj autorëve të krimeve kibernetike
- 17:07 Belgjika përjeton një nga ditët më vdekjeprurëse për shkak të valës së të nxehtit
- 17:04 Mbi 80 mijë persona nënshkruajnë një peticion që kërkon përsëritjen e finales së Kupës së Botës
- 16:57 Berisha akuzon Ramën për reformën territoriale: Erdhi në Kuvend për ta varrosur
- 16:30 Erëra të forta dhe det i trazuar gjatë së premtes, apeli i Kapitenerisë së Vlorës për pushuesit dhe operatorët
- 16:26 Kryeministri Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton drejt tij (VIDEO)