Koreja e Jugut e gatshme për të kontribuar në përpjekjet për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit
Koreja e Jugut ka sinjalizuar se është e gatshme të marrë pjesë në përpjekjet ndërkombëtare për të siguruar kalim të sigurt dhe të lirë përmes Ngushticës së Hormuzit. Ministria e jashtme tha se ndërprerja e qarkullimit në ngushticë po godet drejtpërdrejt furnizimin me energji dhe ekonominë e Koresë së Jugut
“Pjesëmarrja në deklaratën e përbashkët është e rëndësishme në konfirmimin e gatishmërisë sonë për të kontribuar në përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare për të siguruar kalim të sigurt dhe të lirë në Ngushticën e Hormuzit”, tha ministria në një deklaratë.
Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania, Italia, Holanda dhe Japonia kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët mbi ngushticën, duke dënuar sulmet e Iranit ndaj anijeve tregtare në Gjirin Persik dhe mbylljen efektive të Ngushticës së Hormuzit. Ato shtuan se janë të gatshme të kontribuojnë në përpjekjet e duhura për të siguruar kalim të sigurt nëpër Ngushticë.
Bahreini dhe Kanadaja gjithashtu shprehën gatishmëri për t’u bashkuar me paketën. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump u bëri thirrje aleatëve të dërgonin anije luftarake dhe minapastruese për të ndihmuar në sigurimin e Ngushticës së Hormuzit, në një përpjekje për të qetësuar tregjet globale të naftës, por askush nuk ka marrë ende angazhime të forta.
Më vonë ai sulmoi ashpër aleatët e NATO-s për mosndihmën e SHBA-së dhe i quajti ata “frikacakë” që nuk ndihmuan në sigurimin e ngushticës.
Kupa e Botës nxit turizmin: Norvegjia përfiton nga Haaland dhe trendi viral i Vikingëve
Trump pret në Shtëpinë e Bardhë edhe kryeministrin izraelit: Takimet ishin pozitive dhe produktive
Irani kërcënon të bllokojë anijet nga përdorimi i Ngushticës së Hormuzit për shkak të aseteve të ngrira
- 19:44 Kupa e Botës nxit turizmin: Norvegjia përfiton nga Haaland dhe trendi viral i Vikingëve
- 19:40 Raporti i INSTAT: Mbi 17 mijë të rinj me universitet nuk gjejnë dot një vend pune
- 19:20 Ben Blushi: Odisea i Matt Damon dhe Odisea i Bekim Fehmiut
- 19:13 Trump pret në Shtëpinë e Bardhë edhe kryeministrin izraelit: Takimet ishin pozitive dhe produktive
- 19:06 Shqipëria i përgjigjet thirrjes së OBSH për eleminimin e Hepatiteve B dhe C
- 18:50 Zbulimi i ri: ADN-ja ndikon në mënyrën si zhvillohet kanceri