Koreja e Veriut armë Rusisë, Kim Jong un do takojë Putin
Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un planifikon të udhëtojë në Rusi këtë muaj për të takuar Presidentin Vladimir Putin, i ka thënë një zyrtar amerikan partnerit amerikan të BBC-së, CBS.
Të dy liderët do të diskutojnë mundësinë që Koreja e Veriut t’i sigurojë Moskës armë për të mbështetur luftën e saj në Ukrainë, tha zyrtari.
Vendndodhja e saktë e takimit të planifikuar nuk është e qartë.
Nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm mbi raportin, i përcjellë edhe nga media të tjera amerikane, nga Koreja e Veriut apo Rusia.
Burimet i thanë Neë York Times se Kim kishte shumë gjasa të udhëtonte me tren të blinduar.
Takimi i mundshëm vjen pasi Shtëpia e Bardhë tha se kishte informacione të reja se negociatat për armët midis dy vendeve po “përparonin në mënyrë aktive”.
Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, tha se ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, ishte përpjekur të “bindte Phenianin t’i shesë municion artilerie” Rusisë gjatë një vizite të fundit në Korenë e Veriut.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve
Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë
U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve
- 14:09 Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
- 13:56 Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë
- 13:37 U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet
- 13:26 Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 13:24 Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare