Koreja e Veriut konfirmon se ka në mbajtje ushtarin amerikan që kaloi kufirin

3 Gusht 2023 | 08:58

Koreja e Veriut ka konfirmuar se e ka në mbajtje ushtarin amerikan Travis King, teksa është përgjigjur për herë të parë ndaj kërkesave për vendndodhjen e tij.

Lajmin e ka konfirmuar Komanda e Kombeve të Bashkuara, e cila mbikëqyr Zonën e Çmilitarizuar në mes të Koresë Veriore dhe asaj Jugore.

Ushtari amerikan, 23-vjeçar e ka kaluar kufirin mes dy Koreve më 18 korrik, sa ka qenë në një udhëtim me përcjellës.

Komanda e OKB-së ka refuzuar të japë më shumë hollësi për përgjigjen e verikoreanëve “në mënyrë që të mos ndërhyjë në përpjekjet për ta dërguar personin në shtëpi”.

Megjithatë, përgjigja lë të kuptohet se Pheniani mund të jetë i gatshëm t’i nisë negociatat.

Verikoreanët e kanë pranuar më parë kërkesën për informacion, por kjo është hera e parë që përgjigjen.

Para se të kalonte kufirin, Travis King ka qenë dy muaj në burg në Korenë Jugore, pas akuzave për sulm.

Ai është liruar më 10 korrik, dhe planet kanë qenë që ai të niset në SHBA për t’u përballur me procedura disiplinore, mirëpo ka arritur të largohet nga aeroporti dhe t’i bashkohet udhëtimit me përcjellës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Meta paditet nga punonjësit, akuzohet se përdori inteligjencën artificiale për t’i pushuar nga puna

Dhjetëra punonjës të Meta kanë ngritur një padi kundër gjigantit të teknologjisë, duke pretenduar se kompania përdori mjete të inteligjencës artificiale në procesin e përzgjedhjes...
07:59 | 15/07/2026

Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit

Komanda Qendrore e SHBA-së, CENTCOM,  tha të martën vonë se ka përfunduar një raund shtesë sulmesh kundër Iranit, duke goditur “dhjetëra objektiva ushtarake” pranë Ngushticës...
07:51 | 15/07/2026

Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë

Gati 6 mijë të rinj kanë kërkuar të përjashtohen nga shërbimi ushtarak për arsye morale ose fetare, pavarësisht politikës së re të rekrutimit të pjesshëm....
07:46 | 15/07/2026