Koreja e Veriut lëshoi disa raketa lundrimi nga bregu i saj lindor
Koreja e Veriut lëshoi sot disa raketa lundrimi nga një vend në bregun e saj lindor, tha ushtria e Koresë së Jugut.
Nuk u specifikua se sa raketa u lëshuan, por u tha se vigjilenca e ushtrisë së Koresë së Jugut dhe monitorimi i aktiviteteve ushtarake të Koresë së Veriut është rritur, si dhe se testet më të fundit raketore të Koresë së Veriut janë duke u analizuar në bashkëpunim me ushtria amerikane, raporton Reuters.
Agjencia thotë se Koreja e Veriut po intensifikon konfrontimin e saj me Uashingtonin dhe aleatët e saj, por zyrtarët në SHBA dhe Korenë e Jugut pohojnë se nuk kanë parë asnjë tregues se Pheniani synon të ndërmarrë veprime ushtarake.
Analistët ushtarakë parashikojnë se pas arritjes së një përparimi në zhvillimin e raketave balistike, forcimit të bashkëpunimit me Rusinë dhe braktisjes së synimit të tij prej dekadash për ribashkim paqësor me Korenë e Jugut, Kim Jong Un dhe qeveria e tij ka të ngjarë të vazhdojnë apo edhe të rrisin numrin e aktiviteteve provokuese ushtarake, sipas Reuters.
LEXONI GJITHASHTU:
Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë
Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë
- 17:23 Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion