Koreja e Veriut teston raketën më të madhe që prej 2017
Koreja e Veriut lëshoi raketën më të madhe për testim që prej vitit 2017, të dielën.
Bëhet fjalë për një raketë me rreze të mesme, e cila arriti një lartësi prej 2000 km, e më pas zbriti në detin e Japonisë.
Japonia, Koreja e Jugut dhe SHBA-ja e kanë dënuar lëshimin e kësaj rakete.
Ky është testimi i shtatë i raketave brenda janarit i Koresë së Veriut.
OKB-ja e ndalon Korenë e Veriut që të bëjë testime të armëve balistike dhe bërthamore, duke i vendosur sanksione të rrepta.
Por shteti i Azisë Lindore e kundërshton këtë ndalim herë pas herë, me udhëheqësin Kim Jong-un që është zotuar të forcojë mbrojtjen e vendit të tij.
Ekspertët kanë sugjeruar arsye të shumta për valën e lëshimeve të raketave, duke përfshirë sinjalet politike për fuqitë globale dhe rajonale, presionin e Kim Jong-un ndaj SHBA-së, dhe nevojën praktike për të testuar teknologjinë e re të raketave dhe sistemet e komandës ushtarake.
Testimet e raketave janë rritur, në një kohë që ekonomia e Koresë së Veriut është e lëkundur për shkak të sanksioneve të SHBA, vështirësive të lidhura me pandeminë dhe keqmenaxhimin e brendshëm.
Rusia pretendon se ka pushtuar dy vendbanime të tjera në Ukrainë
SHBA-Iran shkëmbejnë sulme, Trump: Teherani nuk do ekzistojë më
Vijojnë kërkimet për të mbijetuar nga tërmetet në Venezuelë, bilanci i viktimave 1.430
- 13:59 “The Albanian Files”/ Berisha reagon pas deklaratës së Ramës: E trajton Shqipërinë si Sulltanatin e tij
- 13:32 Shifrat e pabesueshme të Messit
- 13:05 9 ekipe afrikane arrijnë në fazën eliminatore të Kupës së Botës FIFA 2026
- 13:02 Rusia pretendon se ka pushtuar dy vendbanime të tjera në Ukrainë
- 12:37 Vidovdani/ Policia e Kosovës, kontrolle të rrepta serbëve në hyrje të Gazimestanit (VIDEO)
- 12:26 I nxehti brutal/ Mbi 1 mijë të vdekur në Francë, OBSH: Impakt tek shëndeti dhe ekosistemet