Kori “Lira” feston 102 vjetorin
Kanë kaluar 102 vite nga krijimi i korit “Lira”. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe festimi, përveçse me një koncert jubilar në Korçë.
Me një reportor të zgjedhur, nga serenatat deri në këngët e huaja, me një ndërthurje midis grupmoshës të tretë dhe të rinjve, emocionet ishin të forta për pjesëmarrësit.
Në koncertin e zhvilluar, u luajtën disa prej qindra këngëve të krijuara, nga ky grup.
“Në këto momente janë mbi 100 këngë që janë aktive por janë me qindra të tjera që nuk realizohen në çdo moment, por merren duke u trajtuar përsëri, ka këngë të reja, stile të reja e nga ana tjetër pasqyrojnë korin dhe lidhen me Korçën, serenata, këngë patriotike, lirike, në stil popullor që vijnë në formë klasike. Koncerti ishte jubilar, lidhet me 102 vjetorin e aktivitetit të korit lira”– tha Pandi Bello, dirigjent
Kori “Lira” është një nga grupet me të vjetra ballkanike, i cili ka prodhuar me qindra serenata të cilat ende sot këndohen.
LEXONI GJITHASHTU:
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 12:17 Fitore e madhe për Sanchez dhe Puigdemont në Gjykatën e Drejtësisë të BE-së
- 12:12 Protesta për riorganizimin e kabinetit, Ukraina emëron kryeministrin e ri
- 12:05 BE nënshkruan marrëveshje me Ukrainën për të rritur prodhimin e dronëve
- 11:58 Një tërmet i fortë godet Zelandën e Re, sa ishte magnituda?
- 11:39 Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor
- 11:29 Të rrethuar nga zjarri, ekipi i trenit në Kanada rrezikon jetën nga flakët (VIDEO)