Korridori ajror Kosovë-Shqipëri, ministri Aliu: Brenda gushtit nis zbatimi i plotë
U nënshkrua në vitin 2020, por marrëveshja për korridorin ajror ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë ende nuk është vënë në zbatim plotësisht.
Në një komunikim për mediat ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka deklaruar se së shpejti mund të nis zbatimi i saj në tërësi.
“Korridoret janë të përcaktuara, por duhet që ato të konfirmohen si të tilla në mënyrë që të bëhen të planifikueshme në fluturimet ndërkombëtare”,-tha Liburn Aliu, minister i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës
Aliu bëri me dije se për këtë ka vullnet edhe nga ana e autoriteteve shqiptare me të cilët kanë diskutuar këtë çështje.
“Mendoj se muaji gusht është afati kohor që duhet të zbatohet. Vullneti ekziston”,-tha Liburn Aliu, ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës
Zbatimi i kësaj marrëveshjeje do të bënte që shumë fluturime nga dhe për në Kosovë të shkurtohen. Kohë më parë shteti i Kosovës ka nënshkruar marrëveshje edhe me Malin e Zi e cila mundëson lejimin e shfrytëzimit të hapësirës ajrore të këtij shteti nga aeroplanët që fluturojnë nga Aeroporti i Prishtinës.
LEXONI GJITHASHTU:
Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
Trump: Zgjidhja për luftën në Ukrainë është më afër nga sa mendojnë njerëzit
- 22:51 Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit
- 22:14 “Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
- 22:13 Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
- 22:10 Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
- 22:02 SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
- 22:02 Rubio: Vendim i drejtë nga FIFA për heqjen e pezullimit për Balogun