Folk On në Sarandë, koncerti bën bashkë këngët polifonike dhe vallet e zonave jugore

6 Gusht 2023 | 14:23

Këngët polifonike dhe vallet karakteristike të zonave jugore, janë bëre bashkë në Sarandë përmes Folk On. Koncerti mblodhi mijëra pushues të cilët shijuan këngët, vallet e kostumografinë shqiptare.

“Promovimi i turizmit në Shqipëri, është një projekt i financuar nga Banka Botërore dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit që normalisht është për pjesën e promovimit të turizmit, ku ka më mirë sesa vlerat kulturore që ka folklori ynë për ta promovuar si tek shqiptarët si tek të huajt, la promovojmë jo vetëm Sarandën e detit, por edhe Sarandën e kulturës këtë gjë që e ka unike vetëm jugu”,-tha Redis Matka organizator.

Prezantimi i traditës shqiptare përmes një koncerti të tillë, ka përfshirë të gjitha moshat. Nga profesionistët e këngës labe deri tek më të rinjtë, që vallëzojnë me krenari vallet e mësuara brez pas brezi.

Shumë e rëndësishme sepse përcjell traditën tonë e cila vazhdon ndër breza sepse është një traditë shumë e rëndësishme dhe shumë e veçantë nuk është në asnjë vend të botës , është emocionuese”,-tha një qytetar.

“Sonte do performojmë vallen e Osman Takës, kjo është një traditë e kulturës së fshatit të Konispolit e cila ndiqet vit pas viti është një valle shumë e bukur, ka një histori shumë te bukur që për mua ngjall shumë emocione”.

“Është shume e rëndësishme, po ndjekim brezat që kanë dhënë koncerte me kostumet tona, dhe na ndjell shumë emocion po i veshim dhe po i prezantojmë edhe ne këtu ne Sarandën e bukur”.

Koncerti që shpalos vlerat e kulturës tonë kombëtare vjen në mes të sezonit turistik, për t’u treguar pushuesve Sarandën përtej detit.

“Po më pëlqen shumë “shumë e bukur” është shumë bukur të jesh këtu dhe të shohësh koncertin është shumë emocionuese, unë jam nga Suedia, unë dhe e dashura ime erdhëm këtu për pushime dhe na pëlqeu shumë, është shumë bukur për turistët”.

Prezantimi i traditës dhe kulturës shqiptare, në të gjitha dimensionet e saj ka qen në fokus të Sarandës gjatë këtij sezoni turistik.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026

Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti

Serenatat e vjetra korçare janë kënduar në parku “Rinia” nga këngëtarë të njohur të qytetit të Korçës, të cilët kanë rikthyer edhe njëherë si dikur,...
20:35 | 13/07/2026