Kos: Raporti për Gjeorgjinë është më i keqi ndonjëherë

4 Nëntor 2025 | 17:08

“Raporti për Gjeorgjinë është raporti më i keq i zgjerimit që është publikuar ndonjëherë për ndonjë vend kandidat,” tha Komisionerja e BE-së, Marta Kos, duke pohuar se qeveria e Tbilisit “nuk po ndjek interesat e vetë qytetarëve të saj.”

Sipas saj, për Komisionin Evropian, Gjeorgjia tani është vetëm formalisht një vend kandidat.

“E vetmja mundësi është që qeveria të rishikojë shumë ligje që janë kundër vlerave evropiane, të ndalojë burgosjen e gazetarëve dhe kundërshtarëve politikë, si dhe shtypjen e përfaqësuesve të shoqërisë civile,” tha Kos, duke shtuar se Komisioni do të bëjë çmos për të mbështetur median dhe organizatat civile gjeorgjiane.

Kos ka folur këtë të martë në samitin e organizuar nga Euronews.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026