“Kosova e ka qartësuar pozicionin e vet”, Bislimi: Nuk diskutuam për Asociacionin

16 Nëntor 2023 | 16:40

Zv. kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi deklaroi pas takimit me kryenegociatorin e Serbisë, Petar Petkoviç dhe të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Prishtinë – Beograd, Miroslav Lajçak, se nuk është diskutuar për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Ai theksoi se pozicioni i Kosovës është bërë i qartë nga kryeministri Albin Kurti që më 26 tetor në takim me liderët evropianë.

Bislimi deklaroi gjithashtu se nuk do të fillojë puna për formimin e Asociacionit pa u nënshkruar tre marrëveshjet.

“Në agjendë ka qenë si pikë [diskutimi për draftin e Asociacionit. I kemi treguar Lajçakut se kemi pozicion të qartë siç e ka dhënë kryeministri më 26 tetor. Jemi të gatshëm ta pranojmë dokumentin në plotëni, të nënshkruajmë së bashku me dy dokumentat tjera. S’kemi pasur nevojë për sqarime shtesë nga ana e BE-së, prandaj edhe s’kemi diskutuar. Drafti që i është sjell Kosovës ka pasur kujdes të shtuar për Kushtetutën e Kosovës. Por a është në haromi të plotë, do ta vendosë Gjykata Kushtetuese. Nuk mund të nisë puna pa nënshkrim, pasi duhet garanca që kemi marrëveshje valide e cila pastaj krijon obligime edhe për palën tjetër,” – u shpreh Bislimi.

Sipas zv. kryeministrit pika më e rëndësishme e takimit ka qenë diskutimi për finalizimin e draftit të sekuencimit të marrëveshjes bazike të 17 shkurtit dhe aneksit të 18 marsit.

“Drafti i ri e fut për herë të parë paralelizmin e plotë në zbatimin e marrëveshjes apo zbatimit më të balancuar dhe ne jemi përpjekur që këtë draft t’i japim komentet finale në mënyrë që të jetë i pranueshëmn për palën tonë. Mendoj se ka pasur një gatishmëri nga Lajçaku që t’i akomodojë propozimet tona sepse janë argumentuar mirë në detaje. Do t’i dërgojmë sot komentet në formë të shkruar dhe inkorporuar në draftin e tij për të ecur tutje,” – tha Bislimi.

Ai shtoi gjithashtu se në takim u diskutua për të pagjeturit e luftës dhe energjinë.

“Kemi diskutuar për çështjen e energjisë. Lajçaku mendon se jemi shumë afër nënshkrimit të marrëveshjes dhe ka sjell vetëm dy-tri propozim/ndryshime të vogla në kontratën për nënkontraktim mes KEDS-it dhe Elektroserverit. Ne do të japim komentet tona. Java e ardhshme do të jetë e fundit kur duhet të nënshkruhet kontrata dhe të fillojë zbatim,” – sqaroi Bislimi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në

Ish-kryeministri i Kosovës dhe deputet i zgjedhur i DK-së, Avdullah Hoti ka festuar dërgimin e firmave që kërkojnë shkarkimin e kryetarit, Lumir Abdixhiku. “Forca e...
15:23 | 15/07/2026

Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku

Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Lajmin e ka konfirmuar për Euronews Albania, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj. Gazetari i...
12:52 | 15/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026