Kosova gjithmonë mund të mbështetet te FIFA, thotë Presidenti Infantino
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka falënderuar presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademin dhe ekipin e tij për pritjen e ngrohtë që iu bë më datën 30 shtator në Prishtinë.
Infantino kreu vizitën e tij të parë në Kosovë, ndërsa tani përmes një telegrami ka falënderuar për mikëpritjen që i është bërë nga institucionet e vendit.
Në letrën e tij, Infantino tha se Kosova gjithmonë mund të mbështetet në përkrahjen e FIFA-s për zhvillimin e futbollit në vend.
‘dëshiroj t’ju siguroj se kjo vizitë ka përforcuar vendosmërinë tonë për të punuar së bashku për prosperitetin e futbollit dhe komunitetit në Kosovë, dhe gjithmonë mund të mbështeteni në përkrahjen e FIFA-s për zhvillimin e futbollit në vendin tuaj”, thuhet ndër të tjera në letër.
LEXONI GJITHASHTU
- Flamurtari me synime të qarta, basketbollistet vlonjate fitojnë në miqësore
- Ballkani mposht Sivassporin, ngjitet në krye të grupit në Conference League
- Katari Kupa e fundit e Botës, Lionel Messi njofton tërheqjen
Legjenda holandeze Van Bommel emërohet trajneri i ri i Belgjikës
Pse Marc Cucurella nuk i lidh dhe nuk i pret kurrë flokët? Historia prekëse me të birin (VIDEO)
Dinamo barazon në Slloveni, kualifikimi ndaj Aluminij vendoset në “Elbasan Arena”
- 14:35 Euronews siguron pamjet, momenti kur Refit Buzi liron ish-bashkëshorten pasi e kishte marrë peng (VIDEO)
- 14:14 Braçe pas lajmit për përplasjen me Ramën: Nuk më nxori njeri jashtë, të bëhet shembull ai që tregoi se çfarë ndodhi në mbledhje
- 13:17 Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore (VIDEO)
- 12:58 Reforma territoriale, Berisha: Rama po bën gjithçka për konfrontim, ftoj qytetarët të protestojnë për këtë çështje
- 12:44 “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Koçiu: Kredi deri në 2 milionë euro për bizneset
- 12:23 Dy akademikë kinezë marrin për herë të parë çmimin më të lartë në matematikë për zgjidhjen e problemeve shekullore