Kosova i dërgon kërkesë Serbisë për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur

2 Qershor 2023 | 17:12

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur në Kosovë, Andin Hoti, ka njoftuar, më 2 qershor, se i ka dërguar kërkesë presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur.

Në llogarine tij në Facebook, Hoti ka publikuar letrën, të cilën i ka dërguar presidentit Vuçiq, më 1 qershor, duke thënë se kjo “është vetëm shkresa e parë drejtuar Serbisë, për të kërkuar arkivat që do të ndihmojnë në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me force gjatë luftës”.

Hoti ka theksuar se letra e dërguar Vuçiqit është në respektim të zbatimit të Deklaratës për persona të zhdukur, e miratuar më 2 maj, në Bruksel, nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Alleksadar Vuçiç.

“Në përputhje me përkushtimet e Serbisë nën këtë deklaratë, unë po ua dërgoj kërkesën e parë zyrtare për qasje në informacionet relevante. Po shkruaj për të kërkuar qasje të plotë në materialet arkivore, përfshirë, por jo [qasje] të limituar, në dokumentet e klasifikuara, të dala nga Komanda e Shpërbërë e Brigadës së 37-të të Motorizuar të Ushtrisë së Jugosllavisë”, thuhet në letrën që Hoti thekson se ia ka dërguar presidentit serb, Vuçiç.

Hoti në postimin e tij ka theksuar se kjo brigadë, “përveç tjerash, ka kryer krime në regjion të Drenicës” dhe se “nga masakrat e kryera në fshatrat e Drenicës nga kjo njësi, ka ende civilë shqiptarë të zhdukur”.

Deklarata për të Zhdukurit nga lufta e fundit në Kosovë, parasheh angazhimet për palët, të cilat mund të qojnë në zbardhjen e fatit të mbi 1.600 personave që vazhdojnë të mbeten të zhdukur nga lufta e viteve 1998/99.

Zyrtarët e Bashkimit Evropian, pas miratimit të Deklaratën për të Zhdukurit nga pala e Kosovës dhe ajo e Serbisë, theksuan e presin që “palët të bëjnë përparim të prekshëm në mbylljen e rasteve të pazgjidhura të personave të zhdukur”.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, i ka dërguar një mesazh paralajmërues Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre, duke deklaruar se Teherani do...
22:16 | 22/07/2026

Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati, ka sjellë detaje të reja lidhur me plagosjen e trefishtë të ndodhur mbrëmjen e së hënës në Elbasan. Sipas...
21:58 | 22/07/2026

VIDEO/ Momenti i aksidentit tragjik në Unazën e Madhe, betoniereja përplas makinën dhe bie nga ura

Euronews Albania ka siguruar videon e aksidentit tragjik që ndodhi pasditen e kësaj të mërkure pranë një rrethrrotullimi në Unazën e Madhe të Tiranës. Si...
20:54 | 22/07/2026