Kosova mban gjallë shpresat për “Botërorin”, barazon me Slloveninë në “Fadil Vokrri”

11 Tetor 2025 | 08:56

Kosova ka mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në Kupën e Botës 2026, pas një barazimi pa gola ndaj Sllovenisë, të premten në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Përballja e vlefshme për xhiron e tretë të fazës kualifikuese u mbyll 0-0, në një sfidë ku “Dardanët” patën vështirësi përballë lojtarëve sllovenë, veçanërisht sulmuesit Sheshko, i cili krijoi disa rreziqe për portën e Muriç.

Megjithatë, pritjet vendimtare të portierit dhe pasaktësitë në finalizim bënë që rrjetat të mbeteshin të paprekura.

Me këtë barazim, Kosova mban vendin e dytë në Grupin B me 4 pikë. Zvicra kryeson grupin me 9 pikë, ndërsa Sllovenia ngjitet në vendin e tretë me 2 pikë.

Suedia mbetet në fund të renditjes me vetëm një pikë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka folur këtë të mërkurë në emisionin “Now” me moderatore Erla Mëhilli. Sveçla ka komentuar deklaratat e ministres...
22:08 | 15/07/2026

“Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit

Xhelal Sveçla, Ministër i Punëve të Brendshme në Kosovë në një intervistë për Euronews Albania ka folur mbi deklaratën e ministres serbe, Snežana Paunović, e...
22:07 | 15/07/2026

Abdixhiku pranon Kuvendin e jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij, ndërpret negociatat me Kurtin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas kërkesës për shkarkimin e tij nga drejtimi i partisë, duke bërë të ditur...
20:17 | 15/07/2026