Kosova miraton ligjin për “Rimëkëmbje Ekonomike”
Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike, pas disa tentativash të dështuara.
Me 72 vota vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, deputetët kanë pranuar projektin e hartuar nga ekspertët e qeverisë.
Në këtë votim, deputetët e Vetëvendosjes nuk morën pjesë. Kryeministri Avdullah Hoti, duke falënderuar të pranishmit për votën, u shpreh se kjo paketa është ndër më të mëdhatë në rajon.
“ Më lejoni t’ju them se në bazë të studimeve të Fondit Ndërkombëtar për vendet në rajon dhe më gjerë, në terma realativë proporcionalisht, pakoja jonë e rimëkëmbjes është ndër më të mëdhatë në rajon dhe më gjerë si për qindje e PBB-së. Besoj që për atë që kemi pasur mundësi kemi mburritur dy efekte. Parandalimin e largimit të bizneseve nga tregu dhe parandalojmë që familjet të bien nën pragun e varfërisë.
Hoti para deputetëve tregoi përfitimet e miratimit të Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike.
“Ajo që është e veçantë në këtë ligj është tërheqja e 10 për qind nga Trusti Pensional që nënkupton mbi 200 milionë shtesë në qarkullimin shtesë në ekonomi dhe buxhetin e familjeve në Kosovë. Madje përdorimi i mjeteve për fondin e privatizimin për fondin e vitit 2021, që është pjesë e buxhetit të ardhshëm. E po ashtu një listë e gjatë e lehtësirave për bizneset që është shtyrja e tatimit për korporatave, lirimi i bizneseve për ndëshkime në pagesat e tatimeve”, tha ai.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh