Kosova ngre aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të MUP-it serb për krime lufte në Vushtrri
Prokurorët në Kosovë kanë ngritur të martën aktakuzë kundër një ish-pjesëtari të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (MUP) nën dyshimin për pjesëmarrje në vrasjen, torturimin dhe plaçkitjen e civilëve shqiptar gjatë luftës në Kosovë më 1998-’99.
Prokuroria Speciale e Kosovës e identifikoi të pandehurin vetëm me inicialet R.D., i cili ishte arrestuar në shtator të vitit të kaluar dhe është mbajtur në paraburgim prej atëherë.
Ai akuzohet për vrasjen e një personi me inicialet SH.D., më 22 maj të vitit 1999 në Vushtrri, qytet në verilindje të Kosovës.
Në një pikë tjetër të aktakuzës, R.D., dyshohet se si pjesëtar i MUP-it, në bashkëkryerje me pjesëtarë tjerë të forcave serbe, kishte marrë pjesë në vrasjen e 71 civilëve, në trajtim çnjerëzor, torturë, plaçkitje dhe dëbim të popullsisë civile shqiptare.
Së voni, autoritetet kosovare i kanë shpeshtuar aktakuzat dhe arrestimet e personave të dyshuar për krime lufte gjatë luftës së fundit në vend.
Aktakuza ndaj ish-pjesëtarit të MUP-it vjen një javë pasi gjykata në Prishtinë e dënoi me 12 vjet burgim Ekrem Bajroviçin, në rigjykimin e tij për krime lufte kundër popullsisë civile në fshatrat e Istogut më 1999.
Gjatë luftës në Kosovë janë vrarë më shumë se 13.000 civilë – shumica shqiptarë – ndërsa mijëra të tjerë janë zhdukur.
Më shumë se 1.500 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur, pjesa më e madhe e tyre shqiptarë.
Fillimisht pas luftës, përkatësisht nga viti 2000 dhe 2008, krimet e luftës në Kosovë u hetuan nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), ndërsa nga viti 2008, nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX).
Më 2018, EULEX-i ia dorëzoi lëndët organeve vendore të drejtësisë.
Kurti në Greqi: Demokracitë duhet të fuqizohen përballë autokracive dhe sfidave globale
Policët kosovarë i çojnë të fala Trumpit, i japin dhurata pastorit amerikan
Gjykata Supreme rrëzon ankesat, hapet rruga për certifikimin e zgjedhjeve në Kosovë
- 17:02 Përplasje në Ankara, protestuesit anti-NATO përleshen me policinë para samitit (VIDEO)
- 17:01 Samiti i NATO-s, Trump rikthen thirrjen që SHBA-të të marrin nën kontroll Groenlandën
- 16:44 Kurti në Greqi: Demokracitë duhet të fuqizohen përballë autokracive dhe sfidave globale
- 16:41 Policët kosovarë i çojnë të fala Trumpit, i japin dhurata pastorit amerikan
- 16:38 Nigel Farage jep dorëheqjen nga posti i deputetit, thirren zgjedhje të pjesshme në Clacton
- 16:36 Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, familja e 15-vjeçares kërkon falje: Vajza jonë ka nevojë për trajtim