Kosova nuk duhet të vetë-izolohet nga nismat rajonale, thotë diplomati
Diplomati Arben Çejku është i mendimit se pjesëmarrja në nismën rajonale “Open Balkans” do t’i sillte më tepër përfitime se sa humbje Kosovës.
Duke komentuar zhvillimin e Forumit Ekonomik të Shkupit, Çejku tha se Shqipëria dhe Kosova nuk duhet të vetë-izolohen nga nisma të tilla. Ai uroi që marrëveshjet e firmosura të vihen në zbatim dhe paralelisht të vijohet me aspiratën e integrimit në BE.
“Nga bashkëpunimi rajonal nuk ka të humbur,” – theksoi diplomati Çejku.
Diplomati tha se nisma “Open Balkans” duhet parë më shumë në rrafshin e marrëdhënieve shumëpalëshe dhe jo dypalëshe me një shtet specifik si Serbia. Këtu ai tha se për Kosovën ka një çështje më vete dhe me gjithë sfidat që ajo ka “nuk duhet të tërhiqet në një strategji izoluese kur vjen puna për bashkëpunimin me vendet e rajonit”.
Çejku tha se procesi i integrimit të rajonit në BE ka hasur në sfida të mëdha dhe se përfaqësimi i shqiptarëve me dy shtete në nisma të tilla do të ishte një tregues domethënës pushteti.
“Prezenca e dy kryeministrave shqiptarë [në Shkup] do të shprehte vizualisht fuqinë e shqiptarëve në rajonin e Ballkanit,” – tha diplomati.
Ndryshimin e emrit nga “mini-Shengen” në “Open Balkans”, Çejku tha se e shihte si urë kalimi për të qetësuar kontekstet emocionale të Kosovës dhe kontekstet që lidhen me rajonin, që duhet të lërë pas luftërat dhe konfliktet ndëretnike.
Sipas Çejkut liria dhe integrimi janë në favor të shqiptarëve dhe historia apo situatat ekonomike nuk duhet t’i kompleksojë politikanët.
LEXONI GJITHASHTU:
- Rama është takuar 3 herë brenda vitit me Vuçiç, asnjëherë me Kurtin thotë anëtari i Kryesisë së VV-së
- 3 marrëveshjet që u firmosën në Shkup mes Ramës, Zaevit, Vuçiçit
- Rama, Vuçiç dhe Zaev nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi mes vendeve në nismën Open Balkan
- Rama, Vuçiç dhe Zaev mblidhen për ekonominë e Ballkanit, asnjë ftesë për Kosovën, Bosnjën dhe Malin e Zi
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta