Kosova paralajmëron rishikim të masave anti-COVID pas shfaqjes së variantit “Delta”

8 Korrik 2021 | 19:05

Kosova do të rishikojë masat kufizuese për pandeminë, pas përhapjes me shpejtësi nëpër botë të variantit “Delta” të COVID-19.

Lajmin e bëri publik ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia, i cili pasi mori vaksinën u shpreh se asnjë qytetar nuk do të mbetet pa u vaksinuar.

“Varianti Delta është prezent edhe në vendin tonë. Duhet të bëjmë pyetje a duhet ta marrim vaksinën dhe të shpëtojmë apo t’u kthehemi spitaleve me shumë mbingarkesa”, tha ai, duke inkurajuar qytetarët të marrin vaksinën anti-COVID-19.

Sipas Vitisë, rishikimi i masave kufizuese do bëhet gjatë kësaj jave dhe pas konsultave me ekspertëve do të njoftohen qytetarët.

“Rishikimi do të bëhet gjatë kësaj jave. Do të flitet me ekspertë. Në momentin kur marrin rekomandimin e ekspertëve do t’i njoftojmë qytetarët”, shtoi Vitia.

Në Kosovë 2,264 qytetarë të prekur nga virusi kanë ndërruar jetë dhe mbi 105 mijë të tjerë janë shëruar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026