Kosova pret Evropianin U-21 në Taekwondo: 38 shtete në Prishtinë, mes tyre dhe Rusia
Kampionati Evropian U-21 në Taekwondo po afrohet dhe Kosova po përgatitet të presë një ngjarje të nivelit më të lartë sportiv në Prishtinë.
Drejtuesit e Federatës së Taekwondos, duke folur për KosovaPress, tregojnë për përmasat e këtij eventi, pritjet sportive dhe rëndësinë e madhe diplomatike, pasi në këtë kampionat marrin pjesë edhe shtete që ende nuk e njohin Kosovën, përfshirë edhe Rusinë.
Kryetari i Federatës së Taekwondos, Arsim Agushi shpjegon organizimin dhe përmasën e garës, duke theksuar pjesëmarrjen e madhe.
“Sa i përket Kampionatit Evropian U-21, i cili do të mbahet prej datës 11-14 dhjetor në Prishtinë, te Palestra “1 Tetori”, ne si federatë jemi të organizuar deri tani. Pritet pjesëmarrja e mbi 700 pjesëmarrësve me 509 atletë, duke përfshirë delegacionet dhe ekipet referuese… Për këtë event kemi caktuar Palestrën “1 Tetori”, e cila i plotëson kushtet”, tha Agushi.
Ai tha se pritjet sportive dhe synimet e Kosovës si nikoqir, duke nënvizuar se sportistët vendas janë të motivuar për medalje.
“Ne si nikoqirë e kemi edhe ekipin, sportistët tonë të cilët pretendojnë për medalje. Qëllimi ynë është ajo. E kemi një përparësi që jemi nikoqirë dhe jemi vendas. Ajo është një plus për ne, por ne e kemi një medalje evropiane të vendit të dytë Kampionatin Evropian U-21, e Bleron Ademit, i cili faktikisht ka ndikuar. Edhe të gjithë sportistët tjerë me rezultatet e tyre kanë treguar në arenat ndërkombëtare deri më tani përfaqësimin e tyre dhe rezultatet e tyre, se kemi një ekip premtues”, deklaroi Agushi.
Agushi ndalet te pjesëmarrja e 38 shteteve, mes tyre edhe vende që nuk e njohin zyrtarisht Kosovën, si Rusia, duke e vlerësuar këtë si fitore të diplomacisë sportive.
Ai ndalet edhe te siguria e atletëve, duke siguruar se bashkëpunimi me institucionet e rendit është i plotë dhe se Kosova ka treguar vazhdimisht se është vend mikpritës dhe i sigurt për sportistët ndërkombëtarë.
Ndërsa, sekretari i Federatës, Muhamed Gashi, vë theksin te standardet dhe infrastruktura, duke e konsideruar këtë kampionat dëshmi se Kosova mund të organizojë ngjarje të mëdha ndërkombëtare:
Në këtë kampionat, pritet të marrin pjesë mbi 500 atletë që së bashku me stafin përcjellë, do ta çojnë numrin e vizitorëve në mbi 700.
“Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
“Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
Abdixhiku pranon Kuvendin e jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij, ndërpret negociatat me Kurtin
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit