Kosova sanksionon individë dhe entitete bjelloruse

10 Shkurt 2022 | 12:26

Qeveria e Kosovës ka vendosur sanksione ndaj 183 individëve dhe 26 entiteteve të Bjellorusisë, që janë të lidhur me regjimin e presidentit bjellorus Alyaksandr Lukashenkos.

Në sanksione përfshihet ngrirja e aseteve në Republikën e Kosovës, ndalimi i udhëtimit për individët e sanksionuar si dhe ndalimi që individët dhe entitetet në Republikën e Kosovës që të vendosin fonde në mënyrë direkte apo indirekte për individët dhe entitetet e sanksionuara.

Në mbledhjen e ekzekutivit të mbajtur të mërkurën, u tha se Kosova do të zbatojë sanksionet e vendosura nga Këshilli i Bashkimit Evropian.

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Liza Gashi, tha se të gjitha masat kufizuese janë ndërmarrë në koordinim me Shtetet e Bashkuara, Bashkimin Evropian dhe Kanadanë, raporton REL.

Mbledhje e Kabinetit të Qeverisë së Kosovës, foto nga arkivi.

“Duke pasur gjithnjë qëllim promovimin dhe mbrojtjen e paqes, demokracisë dhe të drejtave të njeriut kemi marrë një vendim që do të kontribuonte në vazhdimësi të bashkëpunimit të ngushtë me SHBA-në, BE-në dhe partnerët ndërkombëtarë”, tha gjatë mbledhjes zëvendësministrja për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Liza Gashi.

Bashkimi Evropian në dhjetor të vitit të kaluar kishte vendosur pakon e pestë të sanksioneve ndaj individëve dhe entiteteve të lidhura me Lukashenkon.

Lukashenko pretendon se ka fituar zgjedhjet e gushtit të vitit 2020, pretendim që është kundërshtuar nga opozita. Pakënaqësitë rreth manipulimit të rezultatit zgjedhor nxitën protesta masive në Bjellorusi, të cilat u shtypën me forcë nga regjimi i Lukashenkos.

Sanksionet e fundit të BE-së dhe Kosovës po ashtu kanë të bëjnë edhe me nxitjen e një krize me migrantë në kufijtë mes Bjellorusisë dhe shteteve të BE-së në fundin e vitit të kaluar.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Të shtëna me armë në qendër të Podujevës, 3 të plagosur

Tre persona janë plagosur gjatë incidentit me të shtëna me armë në qendër të Podujevës, ka konfirmuar për Euronews Albania, zëdhënësi i Policisë së Kosovës...
14:22 | 02/07/2026

Lojërat Mesdhetare, Kosova: Franca ndër aleatet kryesore në organizimin e ngjarjes sportive

Ministri në detyrë i Rinisë dhe Sportit, Blerim Gashani, ka zhvilluar një takim bilateral me Ministren franceze, Marina Ferrari, në kuadër të International Meetings on...
11:24 | 02/07/2026

Gjykata e Hagës cakton datën e vendimit për ish-krerët e UÇK-së

Trupi Gjykues në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka caktuar datën për shpalljen e aktgjykimit në çështjen gjyqësore ndaj Prokurorit të Specializuar kundër...
18:51 | 01/07/2026