Kosovë| AUV rrit kontrollin ndaj produkteve të shpendëve që importohen nga Brazili
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) në Kosovë, ka bërë të ditur të dielën se ka rritur nivelin e kontrollit për ngarkesat me produkte të shpendëve nga Brazili, për shkak të shpërthimit të sëmundjes Newcastle.
Kjo sëmundje prek shpendët shtëpiake dhe është shumë ngjitëse.
AUV ka thënë se ka pranuar paralajmërim prej Ministrisë së Bujqësisë dhe Blegtorisë në Brazil për suspendimin e përkohshëm të certifikimit për eksportet e mishit të shpendëve dhe produkteve të tij.
Sipas një postimi në Facebook, Agjencia ka thënë se, në bashkëpunim me organet e sigurisë dhe me Doganën e Kosovës, do të sigurohet për të kryer një kontroll të detajuar të secilës ngarkesë.
Në listën e produkteve që duhet kontrolluar janë mishi i shpendëve i freskët, i ftohtë ose i ngrirë.
Agjencia ka thënë se sëmundja Newcastle nuk është shqetësuese për shëndetin publik.
Sipas Doganës së Kosovës, produktet ushqimore që importohen më së shumti janë mishi dhe produktet e tij, peshku dhe produktet e tij, mjalti, vezët si dhe produktet e qumështit.
Raporti i Komisionit Evropian për Kosovë për vitin 2023, vlerëson se Kosova është ‘deri diku’ e përgatitur për sigurinë e ushqimit.
Sipas këtij raporti, Kosova ka avancuar në fushën e kontrollit të ushqimit si dhe në krijimin e bazës ligjore, por resurset vazhdojnë të mbeten të pakta, shkruan REL.
Lamir Thaçi, zyrtar për informim në AUV, i ka thënë javë më parë Radios Evropa e Lirë se, numri i vogël i inspektorëve mbetet sfidë për këtë institucion dhe se kjo ndikon edhe në numrin e inspektimeve.
“Aktualisht, në kuadër të AUV-së, janë 74 inspektorë ku përfshihen inspektorët e brendshëm dhe kufitarë. Numri i inspektorëve në raport me numrin e subjekteve, të cilat merren me produktet ushqimore është tepër i vogël. Nevojat janë, së paku edhe për 50 inspektorë”, pati thënë ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Vuçiç: Kosova pjesë e Serbisë, po forcojmë ushtrinë për të mbrojtur vendin
Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik
Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti
- 13:33 Sulmi në “Krenarinë e Berlinit”, Rama shpreh solidaritet me Gjermaninë dhe dënon dhunën
- 13:10 Horror në Michigan, gjashtë fëmijë mes 8 viktimave pas të shtënave me armë dhe zjarrit në banesë
- 12:58 Ekspozita “Elbasani në Shekullin XX”, fotografitë që rikthejnë kujtesën e qytetit të vjetër
- 12:41 Dyshohet se përdori euro të falsifikuara për pagesa, arrestohet 24-vjeçari në Durrës
- 12:27 Nga reshjet te vala e të nxehtit, meteorologia: Gushti nis me temperatura të larta
- 12:16 Dy zjarre brenda pak minutash në Vlorë, digjet fast food-i dhe një kabinë elektrike