Kosovë, pezullohet greva në shkollat publike. Procesi mësimor fillon më 3 tetor

1 Tetor 2022 | 17:53

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) ka njoftuar zyrtarisht sot se kanë pezulluar grevën e filluar më 25 gusht në arsim dhe në administratën publike deri në janar të vitit 2023

Kryetari i Këshillit Grevist të BSPK-së, Rrahman Jasharaj ka thënë se greva pezullohet dhe se shpresojnë që në janar të vitit 2023 nuk do të ketë nevojë për vazhdim të saj.

Jasharaj ka thënë se pezullimi ka qenë vendim i shumicës së grevistëve.

“Qeveria dhe opinioni le ta dinë se greva nuk po mbyllet por po pezullohet deri në janar të vitit 2023 bazuar në vullnetin e deklaruar të anëtarësisë tonë edhe pse rezultatet e deklarimeve të anëtarësisë janë me diferencë jo shumë të madhe. Uroj që qeveria ta ketë marrë një mesazh të qartë për grevën, uroj që qeveria të mos e merr këtë deklarim tonin për pezullim si fitore, sepse nuk ka fituar askush”, tha Jasharaj duke shtuar se shpreson që Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës ta mbajë fjalën për miratimin e Ligjit për Paga.

Të hënën, më 3 tetor, pritet që mësimi në shkollat publike të Kosovës të fillojë me rregull.

Punonjësit e arsimit publik dhe administrate publike hynë në grevë nga 25 gushti me kërkesë për 100 euro shtesë mbi paga deri në miratimin e Ligjit të Pagave i cili ua rritë atyre pagat me koeficient.

Qeveria e Kosovës në fillim të shtatorit ndau nga 50 euro për të gjithë punonjësit e sektorit publik për t’u përballur me inflacionin por, as pas kësaj ndihme dhe pas dialogut midis grevistëve dhe Qeverisë nuk u arrit që greva të ndërpritej.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian

Ndërsa afrohet fillimi i Kupës së Botës 2026, autoritetet amerikane kanë njoftuar kontrolle të hollësishme sigurie për të gjithë anëtarët e delegacionit iranian që udhëtojnë...
09:07 | 03/06/2026

Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete

Një aksident i rëndë ka ndodhur të martën në aksin Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Fratar. Pesë automjete janë përplasur mes tyre, përfshirë edhe një...
14:20 | 02/06/2026

Gjurmët e konfliktit rajonal në turizëm, Hotelet në Dubai ofrojnë zbritje dhe paketa speciale për të tërhequr turistët

Turizmi në Dubai po shfaq shenja rimëkëmbjeje pas muajsh pasigurie të shkaktuar nga konflikti rajonal me Iranin, por autoritetet dhe bizneset e sektorit të mikpritjes...
07:45 | 02/06/2026