KQZ në Kosovë bën me dije masat anticovid që do të mbahen ditën e zgjedhjeve
Ndërkohë që zgjedhjet në Kosovë do të zhvillohen këtë të dielë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka njoftuar qytetarët e Kosovës për masat anticovid që duhet të zbatojnë në ditën e zgjedhjeve.
Për të votuar fillimisht qytetarët duhet të mbajnë maskë mbrojtëse duke mbuluar hundën dhe gojën.
Gjithashtu duhet mbajtur distancë fizike dy metra mes personave, nderkohë që pritët në radhë për të votuar. Gjatë hyrjes në vendvotim duhet që votuesit të dezinfektojnë duart dhe më pas të prezantojnë dokumentin e identifikimit. Maska mbrojtëse duhet hequr me qëllim që të identifikohet personi nga anëtari i vendvotimit, dhe më pas të rivendoset.
Pas kësaj duhet të merrët fleta e votimit dhe të hidhet në kutinë e votimit.
Në përfundim të kësaj procedure duhet të dezinfektohen serish duart.
Shumë qytetarë për shkak të pandemisë Covid-19 janë të izoluar, por edhe ata do të marrin pjesë në zgjedhje. Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, i cili u shpreh për mediat e Kosovës se do të ketë disa ekipe në terren për të mundesuar votimin e personave në izolim për shkak të Covid-19.
Çdo ekip do të përbëhet nga katër anëtarë, ku tre do të jenë përfaqësues të partive politike dhe një punonjës shëndetësie.
Gjithsej do të jenë në terren 416 persona të angazhuar për të mundësuar votimin e qytetarëve të karantinuar.
Tatuazhet që reflektojnë nivelin e glukozës dhe rrahjeve të zemrës në organizëm
UEFA i beson teknologjinë gjysmë-automatike finales së Realit me Eintracht Frankfurt
Fustani i Charlotte që boshatisi magazinën brenda 24 orëve
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit