KQZ nuk shkarkon nga detyra kryebashkiakun e Mallakastrës, Qerim Ismailaj

2 Korrik 2021 | 11:58

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e shkarkoi nga detyra kryebashkiakun e Mallakastrës, Qerim Ismailaj, edhe pse rezulton i dënuar me 3 vite burg në Greqi.

Ky vendim u mor në mbledhjen e sotme të KQZ-së, i cili u njoftua nga kreu i këtij institucioni, Ilirjan Celibashi.

“Në rastin konkret leximi i opinionit të prokurorisë na thotë se vepra penale këtu denohet me gjobë. Komisioneri nuk mund të bëjë lexim tjetër perveç kësaj. Sipas këtij opinioni, subjekti është dënuar për kundravajtje penale për të cilën është dënuar me gjobë. Ismailaj nuk përfshihet në kushtet e shkarkimit, vazhdon mandatin”, u shpreh z. Celibashi.

Ndërkohë, gjatë seancës së sotme, avokati i kryebashkiakut, Besnik Strati u shpreh se “Interpol Athina” thotë se nuk rezulton të ketë ndalesë për z. Ismailaj.

“Ismailaj ka qenë thjesht i përfshirë, por nuk ka dëmtuar askënd dhe ka qenë në koma për shkak të rrahjes. Ka qenë i dëmtuari dhe jo ai që ka shkaktuar veprën penale. Nuk ka marrë asnjëherë dijeni për hetimin dhe nuk është mbrojtur kurrë në gjykatë”, tha ai.

Avokati tregoi se klienti i tij ka pasur hyrje, dalje të shumta në Greqi dhe nuk është ndaluar kurrë.

Ndërsa, përfaqësuesi i PD-së, Ivi Kaso u shpreh se ka qenë kjo parti, e cila ka vënë në lëvizje hetimin e thelluar për kryebashkiakun e Mallakastrës dhe se ka qenë në kushtet e ndalimit kur është zgjedhur në krye të kësaj bashkie.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026