Krahu i lirë i punës, shqiptarët paguhen 6 herë më pak se në BE
Anketa e INSTAT për koston e punës për vitin 2020 tregon se një i punësuar në Shqipëri paguhet mesatarisht 4.5 euro për çdo orë pune. Në Bashkimin Europian për vitin 2021 shifra ishte 29 euro dhe në vendet e Eurozonës 32 euro.
Më të paguarit janë të punësuarit në banka dhe institucione financiare me 750 lek/ora. Fasoneria, shërbimet e hoteleria janë aktivitetet me rrogat më të ulëta me mesatarisht 260 lek/ora.
Kosto mesatare mujore e punës është rritur me rreth 7 mijë lek, ose 10 për qind në krahasim me vitin 2016-të. Sipas INSTAT kjo i faturohet rritjes së pagës minimale nga 22 në 26 mijë lek.
Anketa tregon gjithashtu se kompanitë shqiptare shpenzuan pak si për mbrojtjen e punonjësve nga pandemia, ashtu edhe për trajnimin e tyre. 0.4 për qind e shpenzimeve shkuan për masat mbrojtëse dhe trajnimet, ndërsa pjesa tjetër shkoi për paga e sigurimet shoqërore.
Për krahasim, në të njëjtin vit në Francë e Suedi, 32 për qind e kostos së punës shkoi për trajnime dhe masat mbrojtëse të punonjësve ndaj pandemisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta