Kremlini konfirmon takimin, Putin dhe Erdogan pritet të takohen në Turqi
Presidenti rus Vladimir Putin pritet të shkojë në Turqi pas ftesës së dërguar nga homologu i tij Erdogan. Lajmi u bë me dije nga këshilltari i shefit të Kremlinit i cili theksoi se presidenti ka pranuar ftesën.
Detajet nga planet për udhëtimin nuk janë bërë me dije dhe ende nuk ka një datë fikse për takimin mes dy liderëve.
Turqia ka qenë ndër vendet e pakta që ka mbajtur marrëdhënie me Rusinë dhe Ukrainën që nga nisja e luftës. Ndërsa ka kritikuar ofensivën e Rusisë, Ankaraja po përpiqet të balancojë lidhjet e saj të ngushta dhe e ka pozicionuar veten si një palë neutrale që përpiqet të ndërmjetësojë midis palëve ndërluftuese. Për më tepër, Turqia ka hezituar të marrë pjesë në sanksionet kundër Rusisë.
Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar ndërkohë një urdhër arresti për Putin për luftën në Ukrainë.
Ndaj Pjesëmarrja e liderit rus në samitin vjetor të Brazilit, Rusisë, Indisë, Kinës dhe Afrikës së Jugut në Johannesburg, këtë verë konsiderohet e pamundur. Afrika e Jugut ka njohur juridiksionin e Gjykatës Ndërkombëtare dhe do të detyrohej të arrestonte Putinin pas mbërritjes.
LEXO GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë