Kremlini: Putini është i hapur për dialog me Scholzin

13 Tetor 2024 | 15:44

Presidenti rus, Vladimir Putin, është i hapur për dialog me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, ka thënë të dielën zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov për mediat ruse.

“Ne kemi deklaruar vazhdimisht që jemi të hapur për kontakt”, ka thënë Peskov, por që, sipas tij, nuk ka pasur asnjë propozim nga pala gjermane për bisedë telefonike.

Peskov e ka bërë këtë deklaratë pasi ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, ka thënë të premten se Putin as nuk ka më gatishmëri të flasë me kancelarin përmes telefonit. Scholz ka folur së fundmi që duhet eksploruar mundësitë për paqe, dhe ka pasur raportime për planifikim të një bisede telefonike në mes të kancelarit dhe Putinit.

Në fillim të tetorit, Peskov ka thënë se Putin është i hapur për dialog, ndonëse, sipas tij, marrëdhëniet në mes të Moskës dhe Berlinit janë në pikën më të ulët, dhe atë jo për fajin e Rusisë.

Scholz ka folur për herë të fundit me Putinin në telefon në dhjetor të vitit 2022. Kancelari gjerman ka kërkuar atëherë zgjidhje diplomatike dhe tërheqje të trupave ushtarake ruse prej Ukrainës.

Në qershor, Scholz ka thënë se nuk e përjashton një bisedë me Putinin në të ardhmen, por vetëm nëse ekziston një temë specifike për ta diskutuar. Liderët perëndimorë kanë ndërprerë kontaktin me presidentin rus, pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022.

Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026