Kremlini: SHBA e ka çelësin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, por s’po e përdor

27 Janar 2023 | 13:02

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, e ka çelësin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, por nuk është i gatshëm ta përdorë atë, sipas Kremlinit.

Dmitry Peskov, zëdhënësi i presidentit rus, Vladimir Putin, ka thënë se Amerika mund t’i jepte fund konfliktit shpejt nëse dëshiron, duke “udhëzuar Kievin” për zgjidhje, shkruan Skynews.

“Çelësi i regjimit të Kievit është kryesisht në duart e Uashingtonit. Megjithatë, ShBA po pompon armë në Ukrainë në vend të kësaj,” shtoi ai.

Moska ka akuzuar më parë Ukrainën për marrjen e urdhrave nga Uashingtoni dhe pretendon se ShBA-ja po e zgjat konfliktin duke furnizuar Kievin me armë.

Por SHBA-ja ka argumentuar se Moska e nisi luftën dhe ajo mund të përfundojë vetëm nëse Rusia tërheq trupat e saj.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rritet sërish çmimi i naftës pas bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit

Çmimet e naftës u rritën të mërkurën pasi SHBA-të nisën natën e katërt radhazi me sulme ndaj Iranit dhe rivendosën bllokadën ndaj anijeve që shkojnë...
11:43 | 15/07/2026

Akuzohej për djegien e një ndërtese qeveritare gjatë protestave të janarit, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar

Irani ekzekutoi këtë të mërkurë një burrë të dënuar për vënien e zjarrit në një ndërtesë qeveritare gjatë protestave të janarit 2026. Mohammad Amini Dehaghani...
11:39 | 15/07/2026

Garda Revolucionare e Iranit kërcënon të mbyllë më shumë rrugë eksporti në Lindjen e Mesme

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) e Iranit ka kërcënuar të ndalojë më shumë rrugë eksporti të energjisë nga Lindja e Mesme në përgjigje të...
11:36 | 15/07/2026