Përjashtimi i deputetëve nga Kuvendi, Korreshi: S’ia mbyllin dot gojën opozitës
Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën në Kuvend me tre vota pro e dy kundër përjashtoi për 10 ditë nga seancat plenare dhe komisionet parlamenare, deputetët Sali Berisha, Belind Këlliçi, Flamur Noka, Edmond Spaho dhe Edi Paloka.
Ndërkohë vendimi u komentua nga deputeti Saimir Korreshi i cili tha se kjo është maskaradë e parlamentit shqiptar.
Ai tha përjashtimi i deputetëve për një periudhë 10 ditore nuk i mbyll gojën opozitës ndërsa shtoi se nga sot Kryeministri Edi Rama dhe kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla janë kthyer në Palaço.
“Maskarada e Parlamentit shqiptar vazhdon dhe në seancën e sotme të Sekretariatin për etikën, procedurat e votimet. Ata morën vendimin për përjashtimin e Berishës, Palokës, Këlliçit, Spaho dhe Noka për 10 ditë. Që sot e tutje Nikollës, Ramës do i drejtohemi me fjalën palaço. Palaço Rama do të vazhdojë me palaçolliqet e tij edhe pse i është shtrënguar laku. Me kartonat dhe votat që kanë sot nuk mund të bullizojnëopozitën. Që sot, është palaço parlament, palaço kryeministër dhe palaço qeveri”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Frikë për destabilizim më 4 shkurt, ekspertët ngrenë alarmin në RMV
- Përjashtohet për 10 ditë nga Kuvendi Sali Berisha dhe 4 deputetë të PD-së
- “Jam i pafajshëm” Rrëzohet kërkesa e ish-shefit të policisë të implikuar me Habilajt
SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 12:58 Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 12:52 Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku
- 12:50 BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa