Kremtimi i Pashkës në Korçë, organizohet panairi i punimeve të baltës

18 Prill 2025 | 16:29

Çdo vit para kremtimit të Pashkës, në sheshin e katedrales “Ringjallja e Krishtit” në Korçë organizohet panairi i poçerisë.

Punues të baltës paraqesin punimet e tyre në këtë panair, ndërsa qytetarët vijojnë të mbajnë traditën e blerjes së baltës një ditë para të shtunës së madhe, si për të kujtuar se nga balta kemi ardhur e në baltë do të kthehemi.

“Që kur jam përmendur, që më tregonin pleqtë, e mbaj këtë traditë. Traditën e tyre e vijojmë. Duam të marrim një poçe balte ta kemi në shtëpi për çdo vit. Është baltë e Zotit, nga balta kemi ardhur, në baltë do kthehemi”, tha një zonjë.

“Është e premte e zezë sot. Është traditë që blejmë baltë”, tha një punuese e baltës.

“Një tas dhe bojë , është traditë. Duhet blerë diçka prej balte të premten e zezë”, shtoi një banor e Korçës.

Një tjetër qytetare i bashkohet kësaj tradite duke thënë se: Baltë blemë, vazo, finxhane. Traditë e vjetër kjo”.

Një nga problemet që ngrihet herë pas here në këtë panair është se vit pas viti balta po zëvendësohet me porcelanin, për shkak edhe të humbjes së profesionit të poçarit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026