Krerët e partive opozitare tryezë bashkëpunumi, Noka: Bashkimi nevojë kombëtare
Krerët e disa prej partive politike të opozitës u mblodhën këtë të premte në një takim në Tiranë për krijimin e Koalicionit të Opozitës së Bashkuar.
I pranishëm në mbldhje deputeti i Ritheemlimit, Flamur Noka, i cili tha se krijimi i këtij koalicioni vjen në respekt të 670 mijë shqiptarëve që në zgjedhjet e vitit 2021 besuan te opozita.
Noka tha se bashkimi i opozitës është një nevojë kombëtare për t’u përballur me maxhorancën, ndaj ai ftoi faktorët opozitarë t’i bashkohen protestës së Rithemelimit më 20 shkurt.
“Krijimi i një fronti të bashkuar opozitar dëshmon se opozita është në lartësinë e kërkuar pas krizës politike, ekonomike dhe shoqërore që po kalon Shqipëria.
Bashkimi i opozitës sot bëhet në përputhje dhe respekt të plotë të votës së 670 mijë shqiptarëve që votuan koalicionin e saj më 25 prill 2021.
-Bashkimi i opozitës është fuqizim i mesazhit për protestën e madhe të 20 shkurtit në Tiranë.
-Bashkimi i opozitës është sinjali për Edi Ramën se ne do t’i përgjigjemi me çdo armë të mosbindjes civile përpjekjeve të tij për të asgjësuar pluralizmin dhe kthyer Shqipërinë në shtet njëpartiak.
-Bashkimi i opozitës u thotë shqiptarëve se kanë gati tashmë një alternativë kundër pushtetit. Bashkimi me ne është e vetmja formë për ta ndaluar Ramën nga asgjësimi i Shqipërisë.
-Bashkimi i opozitës është sot nevojë kombëtare, këtu dhe në diasporë kundër rregjimit të bazuar në krimin, drogën vjedhjen e shqiptareve.
-Bashkimi i opozitës është digë mbrojtëse kundër Ramës dhe kundër shpopullimit dhe varfërimit të mëtejshëm të Shqipërisë”, tha Noka.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta