Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore në centralin e Zaporizhia

29 Mars 2023 | 17:21

Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore, Rafael Grossi, ka vizituar më 29 mars centralin bërthamor të Ukrainës në Zaporizhia, qytet në jug, i cili kontrollohet nga forcat ruse.

Kështu njoftoi kompania shtetërore e energjisë bërthamore e Ukrainës, Enerhoatom, e cila tha se vizita e Grossit vjen si pjesë e përpjekjeve për të shmangur rrezikun e një aksidenti në centralin bërthamor.

IAEA ka shprehur vazhdimisht shqetësime për sigurinë në Zaporizhia.

Ky central bërthamor – më i madhi në Evropë dhe ndër dhjetë më të mëdhenjtë në botë – ka qenë një nga shënjestrat e ushtrisë ruse prej nisjes së luftës në Ukrainë, në fund të muajit shkurt të vitit të kaluar.

Moska dhe Kievi kanë fajësuar njëri-tjetrin për bombardimet rreth centralit, të cilat kanë rritur shqetësimet për katastrofë bërthamore.

Të hënën, Grossi u takua në rajonin e Zaporizhias me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili bëri një vizitë të papritur në pozicionet e vijës së parë të frontit në këtë rajon.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sondazhi! Netanyahu rrezikon pushtetin, 60 % nuk e duan

Shumica e izraelitëve nuk e konsiderojnë kryeministrin Benjamin Netanyahu si një figurë të besueshme, sipas një sondazhi të realizuar nga Channel 12. Të dhënat e...
16:50 | 12/07/2026

“Na bllokuan kolonët me armë amerikane”! Senatori demokrat rrëfen incidentin në Bregun Perëndimor

Po bëhet çështje vizita dhe incidenti (le ta quajmë kështu) në Bregun Perëndimor i deputetit demokrat nga Kalifornia, Ro Khanna, një përvojë që ai e...
15:34 | 12/07/2026

U mendua se ishte Mojtaba Khamenei! Zbulohet identiteti i burrit me maskë në funeralin e Ali Khameneit

Një burrë me fytyrën e mbuluar me maskë të zezë u pa gjatë funeralit të udhëheqësit suprem të Iranit, Ali Khamenei, duke nxitur spekulime se...
15:13 | 12/07/2026