Kreu i ARRSH tregon në cilat akse nuk do të ketë më policë rrugorë

20 Tetor 2022 | 08:14

Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi thotë se në disa akse rrugore do të nisë monitorimi përmes Qendrës Kombëtare të Monitorimit duke shmangur praninë e policëve rrugorë.

Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Berberi u shpreh se janë duke u monitoruar me këtë mënyrë 200km e para që përfshijnë akset Tiranë-Elbasan, Kashar-Rinas dhe Fier-Vlorë.

“Qendra Kombëtare e Monitorimit të Trafikut do të bëjë monitorim me radarë të të gjitha akseve rrugore. Pjesë e qendrës do të jetë ARRSH, policia, emergjencat civile, ku në kohë reale do të vijë informacioni duke hequr policët nga rruga. Kemi nisur me 200 kilometrat e para në akset Tiranë-Elbasan, Kashar-Rinas dhe Fier-Vlorë, që do monitorohen dhe nuk do ketë më policë qarkullimi në këto akse, por do monitorohen nga qendra e monitorimit dhe kur ka një shkelje të vjen gjoba në shtëpi”, tha kreu i ARRSH.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026