Kreu i Dumës ruse paralajmëron hakmarrje bërthamore në Ukrainë
Kreu i Dumës shtetërore ruse, Vyacheslav Volodin deklaroi se premtimi nga Perëndimi që t’i ofrojë armë shtesë Kievit mund të çojnë në një nivel të ri luftën në Ukrainë, që mund të rezultojë në një katastrofë globale.
Volodin paralajmëroi se mbështetja e Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s për Ukrainën po e çon botën në një luftë të tmerrshme, shkruan Reuters.
“Nëse Uashingtoni dhe shtetet e NATO-s furnizojnë me armë, që mund të përdoren për të goditur qytetet civile dhe për përpjekjet për të marrë nën kontroll territoret tona, kjo do të çojë në ndërmarrjen e masës hakmarrëse, duke përdorur armët më të fuqishme”, shkroi ai në rrjetin social, Telegram.
Deklaratat vijnë pasi javën e kaluar, aleatët perëndimorë u mblodhën në Gjermani për të koordinuar ndihmën ushtarake shtesë për Ukrainën.
Volodin tha se Uashingtoni dhe Brukseli e kanë përgjegjësinë që të mos e përshkallëzojnë luftën në Ukrainë.
LEXONI GJITHASHTU
Spanja shpall gjendje të jashtëzakonshme, zjarret detyrojnë evakuimin e 10 mijë banorëve
Çfarë duhet të dini rreth tarifave të reja të Trump për më shumë se 80 vende?
Franca kërkon ndihmë nga BE-ja për t’u përballur me zjarret
- 11:25 Bllokohet Kapshtica të hënën, greva e doganierëve grekë do të pezullojë për 5 orë kalimin e mjeteve
- 11:08 Haxhiu: Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të mbahet më 6 gusht
- 11:05 Gjykata Administrative rrëzon padinë e Veliajt për prokurorin Ols Dado, nuk legjitimohet kërkesa
- 10:48 Prokuroria Gjirokastër kërkon 30 vite burgim për autorin e vrasjes së çiftit të të moshuarve në Dropull
- 10:40 Vrasja në Roskovec, flet i afërmi i viktimës: Ngjarje e paralajmëruar disa herë. Autori kërcënonte shpesh vajzën
- 10:27 Vrau ish-vjehrrin, ky është autori 35-vjeçar i ngjarjes së rëndë në Roskovec (FOTO)