Kreu i Komandës Jugore të SHBA-së viziton Karakasin: Riafirmuam angazhimin tonë për një Venezuelë të lirë

19 Shkurt 2026 | 08:58

Kreu i Komandës së Përbashkët Amerikane përgjegjëse për rajonin e Amerikës Latine dhe Karaibeve, SOUTHCOM vizitoi Venezuelën të mërkurën. Vizita e Gjeneralit Donovan vjen pas arrestimit të ish-presidentit venezuelian, Nicolas Maduro në një operacion ushtarak amerikan më 3 janar.

“Një ditë tjetër historike, pasi mirëpritëm komandantin e SOUTHCOM, Gjeneralin Donovan, në Venezuelë”, tha kreu i misionit diplomatik amerikan, i Ngarkuari me Punë Laura Dogu, nëpërmjet X.

Ai shtoi se oficeri i lartë amerikan u takua në Karakas me autoritetet për të vlerësuar situatën e sigurisë  dhe për të çuar përpara qëllimin e një Venezuele të lidhur me Shtetet e Bashkuara.

“Gjenerali Francis L. Donovan përfundoi sot vizitën e tij në Venezuelë (…) Shtetet e Bashkuara riafirmojnë angazhimin e tyre për një Venezuelë të lirë, të sigurt dhe të begatë, për të mirën e popullit venezuelian, Shteteve të Bashkuara dhe Hemisferës Perëndimore”, tha ambasada amerikane në Karakas.

Gjenerali Donovan u emërua në krye të SOUTHCOM nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump në dhjetor, disa ditë para bombardimeve dhe bastisjes së forcave speciale për të kapur Maduron.

Pasi mori pushtetin, presidentja në detyrë Delcy Rodriguez, nën presionin amerikan promovoi pjesëmarrjen e kompanive të sektorit privat në shfrytëzimin e fushave të naftës së Venezuelës.

Ajo gjithashtu propozoi një ligj amnistie, i cili aktualisht është në diskutim në parlament, dhe filloi një proces të normalizimit të marrëdhënieve diplomatike me Uashingtonin, të cilat ishin ndërprerë në vitin 2019.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin

Irlanda ka miratuar legjislacionin për të krijuar regjistrin e parë publik në vend të autorëve të dhunës në familje. I njohur si Ligji i Jennie-s,...
21:55 | 17/07/2026

Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake

Udhëheqësit e Gjermanisë dhe Francës u zotuan të premten të thellojnë bashkëpunimin në mbrojtje dhe të kundërshtojnë konkurrencën e fortë ekonomike nga Kina, e cila,...
21:00 | 17/07/2026

Zjarr masiv në Norvegji, digjen 50 banesa (VIDEO)

Më shumë se 50 shtëpi u shkatërruan nga zjarri të premten pranë qytetit Drammen në Norvegjinë jugore, ndërsa zjarrfikësit luftuan për të kontrolluar flakët mes...
20:36 | 17/07/2026