Zgjedhjet në Shqipëri, gazetari Ardit Hoxha raporton nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
Gazetari, Ardit Hoxha raportoi për Euronews Albania nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, mëngjesin e 25 prillit.
Ai tha se të gjitha materialet zgjedhore janë shpërndarë nëpër qendrat e votimit.
Gazetari i Euronews Albania u shpreh se gjithë territori i Shqipërisë është i ndarë në 92 KZAZ ku do të votojnë 3 milionë e 588 mijë e 869 shqiptarë.
“Në këto 92 KZAZ do të bëhet për herë të parë identifikimi elektronik i votuesve përpara se të shkojnë në dhomën e fshehtë për të dhënë verdiktin e tyre,” – u shpreh Ardit Hoxha.
Ndërkaq në KZAZ-në numër 40, në njësinë 10 do të bëhet për herë të parë, pilotimi i procesit të votimit dhe numërimit elektronik.
Mbetet për të parë, siç tha dhe gazetari nëse këto pajisje elektronike do të vihen në punë njëkohësisht që në momentin e parë kur do të fillojë zyrtarisht procesi i votimit.
LEXONI GJITHASHTU:
Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
- 18:44 Shqipëria, ndër më të prekurat në Europë nga rënia e lindjeve dhe popullsisë
- 18:21 Shqipëria priti 12% më shumë vizitorë në maj, rajoni verior shënoi rritje të lartë
- 18:13 35.4 mld lekë nga eksportet në qershor, rritje 13% nga shitja e karburanteve
- 18:05 Macron kundër sondazheve që nxjerrin fituese Le Pen në 2027: Mos parashikoni më të keqen për francezët
- 17:57 Hungaria nis hetimet ndaj ish-ministrit të jashtëm për lidhje të dyshuara me Rusinë
- 17:54 Gjuriç në Uashington, nis procesi i Dialogut Strategjik mes SHBA-së dhe Serbisë