Kreu i OKB-së takim sot në Moskë me Putin

26 Prill 2022 | 09:17

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres takohet sot në Moskë me presidentin rus Vladimir Putin.

Zëdhënësja e Guterres tha se qëllimi është të diskutohet “çfarë mund të bëhet urgjentisht për të vendosur paqen në Ukrainë”.

Shumë analistë besojnë se bisedimet në Moskë do të jenë mjaft të vështira dhe thonë se ka pak shpresë për ndonjë rezultat.

Të enjten Antonio Guterres do të takohet edhe me presidentin e Ukrainës, Zelenskin në Kiev. Ky i fundit ka kritikuar vendimin e tij për të vizituar fillimisht Moskën.

OKB ka njoftuar së fundmi se mbi 5 mln ukrainas janë larguar nga vendi që prej fillimit të luftës, më 24 shkurt.

3.4 milionë ukrainas u larguan nga vendi vetëm në muajin mars. Gratë dhe fëmijët përbëjnë 90% të atyre që kanë ikur jashtë vendit, ndërsa burrat e moshës 18 deri në 60 vjeç shkojnë për mbrojtje ushtarake dhe nuk mund të largohen nga vendi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”

Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar paketën e 21-të të masave kufizuese kundër Rusisë, duke zgjeruar sanksionet ndaj sektorëve që, sipas Brukselit, mbështesin ekonominë ruse...
21:13 | 23/07/2026

Britania dënon sulmet Huthi ndaj cisternave saudite

Mbretëria e Bashkuar dënoi ashpër sulmet e rebelëve Huthi ndaj cisternave saudite të naftës, duke i cilësuar ato si një kërcënim serioz për jetën, mjedisin...
19:59 | 23/07/2026

Gomarët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë sfidojnë përpjekjet e teknologjive të larta

Tivissa Donkey Firefighters , një organizatë jofitimprurëse në Katalonjën jugore, rehabiliton gomerët e keqtrajtuar dhe të braktisur dhe i punëson ata si “zjarrfikës” në këtë...
19:46 | 23/07/2026