Kreu i PDK: Procesi i vettingut të zhvillohet nga Kuvendi, jo nga qeveria
Partia Demokratike e Kosovës po kërkon që procesi i vettingut të bëhet nga kuvendi, e jo nga qeveria.
Kështu deklaroi kreu i PDK-së, Memli Krasniqi pas takimit që pati me kryeministrin Albin Kurti dhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
“Nuk mund të them që arritëm dakordësi, ishte takim që shprehem qëndrimet tona të dy palët. Do të duhej të reflektonte qeveria karashi propozimeve të PDK-së, të cilat mundësojnë rritjen e një konsensusi politik që i hap rrugë procesit të vettingut”, u shpreh Krasniqi.
Ai shtoi se procesi i vettingut është i nevojshëm, por që bazamenti nuk duhet të jetë në qeveri por në kuvend.
“PDK vlerëson se zgjidhja e vetme e drejtë, e duhur dhe e qëndrueshme është që zhvillimi i këtij procesi të vettingut të bëhet nga ana e Kuvendit të Kosovës në përgjegjësinë kushtetuese, të cilit në instancë e fundit mbetet edhe aprovimi ose jo i amandamenteve kushtetuese të nevojshme. Ne besojmë se për të zbatuar një proces të tillë është i domosdoshëm një konsensus i gjerë ndërmjet partive politike parlamentare, shoqërisë civile dhe ekspertëve të fushës”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Lajçak: Momenti për takime më të shpeshta e të rregullta Kurti-Vuçiç
- Lajçak mbyll sot vizitën në Kosovë
BE ndaj institucioneve të Kosovës: Ndaleni menjëherë rrënimin e villave në Ujman!
Haxhiu dekretoi largimin e 20 prokurorëve serbë, reagon Ambasada e SHBA-së në Prishtinë
Haxhiu: Të premten do të caktoj datën e seancës konstituive të Kuvendit
- 19:39 Shtrëngatat rikthehen të premten, Anira Gjoni: Përplasja e masave të ajrit shkaktoi stuhitë në rajon
- 19:18 Aksidenti tek Unaza e Madhe, ndërron jetë edhe i plagosuri tjetër
- 19:12 Teherani akuzon SHBA-në: Po përdorin çështjen bërthamore si pretekst për të na shkatërruar
- 18:59 Franca regjistron 5,764 vdekje shtesë gjatë valës së të nxehtit të qershorit
- 18:58 SHBA dhe Izraeli diskutojnë për një takimi mes Trump dhe Netanyahu në Zyrën Ovale
- 18:16 Stuhitë godasin Ballkanin, miliona euro dëme në bujqësi, mbi 100 automjete të dëmtuara në Shkup