Kreu i Zyrës së BE në Kosovë: Arsimi dhe shëndetësia serbe duhet të zgjidhen përmes dialogut
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, tha se çështja e shpërbërjes së strukturave paralele të arsimit dhe shëndetësisë serbe në Kosovë duhet të trajtohet në dialog, por theksoi se këto janë çështje të ndërlikuara.
“Sigurisht që duam që strukturat e arsimit dhe shëndetësisë të mbijetojnë. Ato janë struktura paralele dhe statusi i tyre duhet të trajtohet në dialog. Sigurisht, do të ketë shpërbërje. Mendoj se kjo ditë nuk është afër, këto janë çështje të vështira dhe të ndërlikuara që të trajtohen”, tha Orav gjatë një bisede me gazetarë në Kosovë në prag të përfundimit të mandatit të tij në Kosovë.
Në mjediset me shumicë serbe në Kosovë ka institucione të arsimit dhe shëndetësisë që funksionojnë sipas sistemit të Serbisë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se planet janë që ato të shkrihen brenda sistemit të Kosovës.
Gjatë bisedës me gazetarë, Orav foli edhe për marrëveshjen mes Kosovës dhe BE-së lidhur me zbatimin e Ligjit për të huajt dhe atij për automjete.
Orav sërish e përshëndeti lehtësirat e ofruara nga Kosova për qytetarët serbë, por tha se nuk duhet të ketë ndërprerje të shërbimeve për komunitetin serb.
Ai tha se këto çështje duhet të zgjidhen përmes dialogut.
Duke folur për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Orav tha se kjo çështje është në dialog dhe “nuk do të zhduket”.
Ai tha se BE-ja e ka qëndrimin që një kohë të gjatë që statusi i Asociacionit duhet të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese, por kjo nuk ka ndodhur ende dhe, sipas tij, një qasje e tillë nuk i ndihmon askujt.
Orav theksoi se nëse analizohet në detaje deklarata e emisarit evropian për dialogun, Peter Sorensen, qëndrimi i BE-së është se Asociacioni duhet të themelohet në bashkëpunim me komunitetin serb dhe brenda kornizës së dialogut për normalizim të raporteve Kosovë-Serbi.
“Në diplomaci, ne duhet të gjejmë mënyrat se si t’i trajtojmë këto çështje. Dhe tani, nëse e dëgjoni deklaratën e emisarit Serensen, duhet të bëhet, pa ndërprerje, me komunitetin serb dhe dialogun e BE-së. Dialogu i Brukselit do të thotë dialog. Dialog, do të thotë gjithashtu Asociacion. Edhe nëse vjen më herët apo më vonë, ai nuk është zhdukur, edhe nëse nuk u artikuluar aq qartë, Asociacioni është aty”, tha ai, duke shtuar se këtë e di Qeveria e Kosovës, Serbia dhe Soreseni.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta