Krijohet bursa e energjisë, Shqipëria dhe Kosova me treg referencë të shit-blerjes
Enti Rregullator i Energjisë hap dritën jeshile për krijimin e Bursës Shqiptare të Energjisë mes Shqipërisë dhe Kosovës. Bordi i ERE-së, si pjesë e krijimit të kësaj burse, ka miratuar rregullat e tregtimit të energjisë elektrike, si dhe procedurat e tjera.
Vendimi, i cili tashmë ka marrë formë zyrtare, përcakton se çdo palë e përfshirë në këtë procedurë mund t’i kërkojë ERE-s, brenda 7 ditëve kalendarike nga data e marrjes së vendimit, rishikimin e vendimit të Bordit
Modelet e tregut në të dyja vendet parashikojnë që nëpërmjet Bursës Shqiptare të Energjisë Elektrike ALPEX, të zbatohet modeli i synuar evropian i tregut, për tregjet e ditës në avancë dhe brenda ditës.
Deri më sot operimi i tregut të energjisë elektrike realizohet nëpërmjet Rregullave të Përkohshme të Tregut, cka do të thotë se të dy vendet ishin të vetmet në rajon, të cilat nuk kishin një bursë funksionale energjie dhe si referencë merrnin cmimet nga Bursa Hungareze.
Me fillimin e operimit të Bursës Shqiptare të Energjisë Elektrike (ALPEX sh.a.) dhe kalimin në go-live, shfuqizohen, gjithashtu, edhe Rregullat e Përkohshme të Tregut Shqiptar të Energjisë Elektrike.
Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s
Sot dita e 38-të e protestës, qytetarët i drejtohen Kryeministrisë për të mbajtur fjalimet e tyre
Shtetësia shqiptare humb interes, aplikimet për azil në rritje
- 23:15 Zjarr masiv në Porto Palermo
- 22:33 15-vjeçari nga Cërriku fiton medaljen e artë në Olimpiadën Ndërkombëtare STEM
- 22:32 Eksperti: Po lind “NATO 3.0”, Turqia po fiton peshë strategjike
- 22:27 “NATO në krizë kredibiliteti përballë Rusisë dhe Trump”, Ralf Gjoni analizon Samitin e Ankarasë
- 22:12 “Trump nuk e do më NATO-n”, ish-ambasadori Roland Bimo: Kërkon besnikëri, jo aleancë
- 22:01 Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s