Krim i dyfishtë në Lezhë, flet fqinji i viktimave: Nuk kishin konflikte

30 Gusht 2022 | 10:03

Një krim brenda familjes ka ndodhur në Lezhë mbrëmjen e së hënës, ku ish-dhëndri ka vrarë me armë zjarri ish-vjehrrin dhe ish-kunatin. Shtetasi Besnik Pjetri qëlloi me breshëri automatiku Pjeter Perjakun dhe Gent Perjakun tek banesa e tyre, për shkak të një konflikti familjar.

Korrespondenti i Euronews Albania Teodor Gjerga ka intervistuar një fqinj të familjes, i cili tha se familja e viktimave nuk ka qenë kurrë problematike dhe nuk ka pasur debate me njerëz të tjerë.

Sipas gazetarit, konflikti ka nisur sepse familja e vajzës, nuk lejonte Pjetrin të shihte dy vajzat e tij.

Dy viktimat ishin kthyer dje nga Italia dhe autori po i ruante pikërisht për t’i vrarë.

Sa i takon vendbanimit të ish-gruas së Pjetrit, fqinji tha se nuk është në dijeni për vendbanimin e saj. Dyshimet janë se dhe vajza jeton në Itali bashkë me dy fëmijët.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026