Krimet seksuale në Ukrainë, gratë rrëfejnë mizoritë e përjetuara nga rusët
Pas tërheqjes së trupave ruse nga qytetet dhe periferitë përreth Kievit, disa dhjetëra gra dhe vajza kanë denoncuar mizoritë e përjetuara nga ushtarët rusë.
“Është një çështje e ndjeshme. Nuk mund të them asgjë sepse mund të jetë e papërshtatshme”, thotë Alyona, doktoreshë nga Bucha.
Agresionet seksuale konsiderohen krime lufte dhe shkelje e ligjeve ndërkombëtare. Për këtë arsye, autoritetet kombëtare e ndërkombëtare kanë premtuar nisjen e hetimeve.
“Këto nuk janë raste të izoluara. Kemi një rast ku i dhunuar është një fëmijë i sapolindur”, tregon Natalia Shaposhnik, psikologe.
Këto janë histori të fshehura nën rrënojat e luftës.
“Kur abuzimi seksual përdoret si mjet torture, si ndëshkim, si formë terrori, frikësimi apo për t’i dërguar një mesazh njerëzve në Ukrainë, atëherë ai mund të shihet si armë lufte”, thotë Natalia Shaposhnik.
Organizata joqeveritare “Zogu Blu” ka mbledhur dëshmitë e rreth 1.500 femrave të dhunuara e të torturuara nga trupat ruse. Një shifër që vazhdon të rritet.
Organizata u ofron viktimave të abuzimeve dhe familjeve të tyre asistencë humanitare, mjekësore, psikologjike dhe ligjore.
LEXONI GJITHASHTU:
BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”
Britania dënon sulmet Huthi ndaj cisternave saudite
Gomarët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë sfidojnë përpjekjet e teknologjive të larta
- 21:30 Deputetja Luarasi: Reforma territoriale e vitit 2014 solli rezultate konkrete, ja pse duhet një e re
- 21:13 BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”
- 19:59 Britania dënon sulmet Huthi ndaj cisternave saudite
- 19:46 Gomarët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë sfidojnë përpjekjet e teknologjive të larta
- 19:13 Kina do të rrisë prodhimin e energjisë nga era dhe dielli me më shumë se 50% në pesë vjet
- 19:07 Senati amerikan shton Iranin në projektligjin për sanksionet