Krimi i organizuar sulmoi policinë e Kosovës, thotë Haradinaj

15 Prill 2022 | 14:05

Ish-kryeministri i Kosovës, njëkohësisht kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar në lidhje me sulmin e ndodhur mëngjesin e sotëm ndaj policisë në veri të vendit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Haradinaj u shpreh se sulmi është kryer nga krimi i organizuar dhe akte kriminale të tilla janë alarm për Kosovën.

Haradinaj bën thirrje për distancim nga dhuna dhe krimi.

“Krimi i organizuar ka sulmuar Policinë e Kosovës. Këto akte kriminale janë alarm për të gjithë.  Krimi i organizuar nuk ka përkatësi politike as etnike. Ai i rrezikon të gjithë qytetarët, pavarësisht përkatësisë etnike, andaj është në interesin e secilit individ dhe komunitet që ta denoncojë e ta luftojë krimin. Të distancohemi nga dhuna e nga krimi e të bashkohemi në luftën e pakompromis ndaj tij”, tha Haradinaj.

Mëngjesin e sotëm rreth orës 07:40, punonjës të policisë së Kosovës u sulmuan me granatë dore dhe kallash, në momentin kur ishin duke realizuar ndërrimin në pikat kufitare.

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, bëri me dije gjatë një konference për mediat, se ky është sulmi i katërt në pak ditë ndaj Policisë së Kosovës.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kurti: S’kishim nevojë për zgjedhje të reja, së shpejti nis puna për formimin e institucioneve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se zgjedhjet e 7 qershorit nuk ishin të nevojshme dhe se rezultati i tyre e dëshmon këtë, duke...
09:38 | 24/06/2026

Veteranët e UÇK-së iu bëjnë thirrje protestuesve në Tiranë: Mos i keqpërdorni simbolet e UÇK-së

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së shpreh publikisht shqetësimin e saj për përpjekjet e vazhdueshme për manipulim politik dhe instrumentalizim të simboleve të UÇK-së...
14:57 | 23/06/2026

Termocentralet e vjetruara në Ballkanin Perëndimor ndotin 6.6 herë mbi limitin e lejuar

Tetë vjet pas hyrjes në fuqi të standardeve për kontrollin e ndotjes së ajrit sipas Traktatit të Komunitetit të Energjisë, emetimet e ndotjes në Kosovë,...
12:32 | 23/06/2026