‘Kriminel lufte’, komenti i Biden mbi Putin quhet i pafalshëm nga Kremlini

17 Mars 2022 | 09:27

Presidenti amerikan, Joe Biden e quajti presidentin Vladimir Putin një kriminel lufte për here të parë, pasi forcat ruse goditën edhe një herë civilë në pushtimin e tyre të Ukrainës.

Biden bëri komentin në përgjigjen e tij ndaj një gazetari, i  cili e pyeti nëse mendonte se Putin po kryente krime lufte.

“Po mendoj se ai është një kriminel lufte”, u shpreh Biden. Këtë Kremlini e quajti një retorikë të pafalshme.

Më herët gjatë ditës së mërkurë, Biden nënshkroi një paketë të re ndihme prej 800 milionë dollarësh duke e çuar shumën totale të kontributit amerikan në Ukrainë në 1 miliardë dollarë.

Një element kyç është ndihma që po i jepet Ukrainës për të marrë një sistem mbrojtjeje ajrore me rreze të gjatë veprimi dhe akses ndaj dronëve për herë të parë.

Megjithatë nuk ka pasur asnjë premtim për vendosjen e një zone ndalim fluturimi mbi Ukrainë, pavarësisht apelit të drejtuar Kongresit të SHBA nga Presidenti Volodymyr Zelenski.

“Vendosja e një zone ndalim fluturimi mbi Ukrainë në mënyrë që të shpëtohen jetë njerëzish, a është shume për të kërkuar? Një zonë humanitare ndalim fluturimi është një kusht nën të cilin Rusia nuk do të mund të terrorizojë qytetet tona paqësore çdo dite dhe çdo natë.

Në Moskë, presidenti Putin paralajmëroi rusët kundër rusëve properëndimorë.

“Perëndimi kolektiv po përpiqet të përçajë shoqërinë tonë, duke spekuluar mbi humbjet ushtarake, për pasojat socio-ekonomike të sanksioneve – për të provokuar një konfrontim civil në Rusi dhe, duke përdorur kolonën e tij të pestë, përpiqet të arrijë këtë qëllim. Dhe synimi i tyre është një, e kam thënë tashmë këtë, shkatërrimi i Rusisë”, tha Putin.

Kritikët e Putinit thonë se fjalimi i tij ishte një paralajmërim i ashpër për një vale të re represioni ndaj  atyre që kundërshtojnë regjimin e tij.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pompei rindërton tavanin antik me afreske të mitologjisë greke

Arkeologët në Pompei kanë rindërtuar pjesërisht një tavan antik të zbukuruar me afreske që paraqesin skena nga mitologjia greke, duke shënuar një tjetër arritje të rëndësishme në ruajtjen e trashëgimisë kulturore të qytetit të lashtë romak....
18:08 | 27/07/2026

Trump: Jemi në negociata intensive me Iranin. Nëse s’do të ketë rezultat, do përgjigjemi ashpër

Presidenti amerikan, Donald Trump paralajmëroi për përshkallëzim të operacioneve ushtarake amerikane kundër Iranit nëse përpjekja e re diplomatike nuk çon në një marrëveshje përfundimtare me Iranin....
17:54 | 27/07/2026

Mbi 300 mijë të evakuuar në Francë e Spanjë, rreth 120 mijë hektarë tokë e djegur

Zjarrfikësit po luftojnë me flakët në Francë dhe Spanjë, me një prej zjarreve që ka arritur deri në 15 kilometra nga jugu i qytetit të...
17:45 | 27/07/2026