Krishtlindjet në Korçë, kremtohen me dy mesha të ndryshme

25 Dhjetor 2020 | 18:21

Krishtlindjet u festuan edhe në Korçë, në katedralen “Ringjallja e Krishtit”. Ndryshe nga çdo vit tjetër, këtë herë u kremtua me dy mesha të ndryshme.

“Këto Krishtlindjet sivjet duken shumë ndryshe nga Krishtlindjet e tjera për arsye dhe shkak të pandemisë. I uroj gjithë besimtarëve të krishterë, Gëzuar Krishtlindjen dhe qoftë një vit i mbarë për gjithë shqiptarët”, shprehet një familjar.

“Është bukur, në fakt sivjet akoma dhe më tepër jemi bashkuar me shume me familjen dhe i uroj gjithë besimtarëve gëzuar Krishtlindjen dhe festa të bekuara kudo që ndodhen”, thotë një vajzë e re.

“Nuk ishin të thjeshta, duhet të respektonim distancimin social sikundër nuk ndodhte në asnjë festë që të festoheshin në distancë me njerëzit e dashur por gjithsesi uroj vite më të mira dhe Krishtlindje me të gëzuara për të gjithë”, tha një adoleshent.

Për shkak të pandemisë u mbajtën dy mesha, në 07:00 dhe 10:00 që të gjithë besimtarët të kishin mundësi të merrnin pjesë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë.
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026